Nika: Filloi sezoni “ i bllokadave gjyqsore “ të komunës

June 17, 2016   | Ngjarjet - Events

Muhamet-Nika-UlqinShkruan Muhamet Nika

Me sezonin e mizave dhe vapës për buxhetin e komunës dhe të punësuarit e saj ,sipas traditës, ia behin edhe mizat e vapës   për të ardhurat e tyre .

Kur me vapë u avullohen shpesh  edhe rrogat e tyre nga bllokadat gjyqësore..?! Sepse  helbete , bashkë me sezon , kur shtohen të ardhurat nisin edhe bllokadat nga gjyqet.

KOALICIONI I ISHARETIT , po duket nuk ka mandat  t’i ndalë këta  që priten ditëve të fundit. Ndoshta në pyetje mund të jetë ndonjë ” isharet “ tjetër…?!!

Kjo gjë merret vesh sot, kur sindikata e komunës dha alarmin që EKZEKUTUESI PUBLIK, kish në dorë vendimin e gjykatës për bllokim të komunës  për   100 –dra  mijëra   euro dhe kërkoi zbrazjen e buxhetit për paga.

Ishalla IZVRSHITELI kësaj radhe  punon  me ligj dhe mbron punëtorët të cilët kanë përparësi me rrogat e veta në raport me lëndët gjyqësore  dhe , pse jo  , ishalla  gjen kohë edhe i mbron  ata , edhe ish nënkryetari  BECI, i cili u tha se kontrollon komunën dhe financat deri në zgjedhje para sektorit civil . Dhashtë zoti, që ky nuk  është i zënë e të merret me punë kunjash -buzë trotuarit , të cilat ia shkulën edhe pse u vunë në mandat të tijin si  nënkryetar?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„