Nika: Si u shpreh Luigj Shkreli, për statusin auto diskriminues të shqipes në komunë..?!

June 17, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

Vazhdim:

  Pas shqetësimit   të ngritur , ai tha  se   është e drejtë kushtetuese që njeriu të shprehet shqip   në administratë…?!  Andaj kërkoj nga  pushtetarët  shqiptarë , që   të  flasin shqip në kuvend, dhe se  ka kaluar koha kur  dikush nga  pushteti , të te pengojë  në   përdorimin e saj dhe që dikush  tjetër  “ nga patriotët”,  mbi këto pengesa   të përfitojë poenët  politikë.

 Mirëpo  udhëzimi i tij  edhe pse me vend  , vazhdoi të mos përfillej  duke e trajtuar  problemin e ngritur  nga ai –si çështje  të  mbyllur…?!

Nëse dikush thotë  se edhe ai , mund ta ketë nxjerrë këtë konstatim për të mjegulluar  skenën nga dalja e prapaskenës…, mirëpo   duhet shtuar    ,që  Shkrela ,  deri sa ishte  kryetar kuvendi  dhe iu imponua të bëjë një sistematizim  të ri të vendeve të punës, ai nuk preku në shërbimin  e përkthyesve , ku hynin 3 përkthyes dhe dy daktilografe  të gjuhëve përkatëse. Madje  e pasuroi shërbimin  edhe me një punëtorë të administratës.

Ndërsa  më vonë kur  u angazhua edhe  përkthyesi i katërt – koha e Cungut, me ndërhyrjen në sistematizim të vendeve të punës nga kryetarët pasues,  shohim se çdo gjë u bë në dëm të përkthyesve  dhe pamë  që shumë shpejt- një nga një u avulluan të gjithë këta,  bashkë me daktilografet e veta duke mbetur vetëm me një përkthyes , por që edhe ky mbeti pa zyre, pasi me isharet  të politikës  iu dha  nënkryetarit të katërt , që doli se është më i rëndësishëm se dygjuhësia. ..?!

Pse e përkrah  L . Shkrelën….?!

E përkrahim, sepse  praktika  dëshmon , që   nëse nuk reagohet  me kohë  shkeljet ligjore nisin e  zbatohen si  praktika të pa shkruara , përmes   “  autoriteti  të  pushtetit “  që ta fshinë të drejtën kushtetuese tënden..!  Në  rastin konkret  pamë se si , autoriteti i pushtetit të sekretarëve  e “ pshurri …”udhëzimin e deputetit  Luigj Shkreli. ..?!! Të cilit , që të jemi real , nuk i mbeti hapësirë për të shprehur e dëshmuar  pakënaqësi, as sa vet Hajredin Kovaçit i cili e  bojkotoi  parlamentin , për   deri sa të mos  fitojë materialin shqip…?!!

Poezia “ Të folurit me gishta”…?!!

Mbase  për opinion u duk të  isha banal  , me përdorim  të metaforave  “për gishtin e Dini”, që mungoi  në kuvend, por duke vazhduar metaforën,  po shtoj  se sa  për L. Shkrelin, në këtë punë “ që bëri vaki..”, kemi një ngushëllim dhe themi , se shyqyr që nuk është  koha e komunizmit – kur  edhe pse me statut të komunës komuniste-  neni 3 i saj, u siguronte  qytetarëve zbatim të dygjuhësisë , autoriteti i pushtetit – ashtu si sot Luigjit, nuk të  lejonte të shkruhej  ose të përkthehej as një germë e vetme e lëre  më  një fjalë  apo fjali e plotë.

Ndërsa sa për Hajredin Kovaçin që  pushteti  i ISHARETIT  vazhdon ta  quaj “ boshnjakisht”- HAJRUDIN,  themi se ai,  zor se mund ta demotivojë  kush , për të mos vazhduar “Ecjen pa mbarim..”,  në mbrojtje të shqipes, pasi ka  refuzuar ecjen me  trenin e   KOALICIONIT TË ISHARETIT – në një kupe me Luigjin . Mbase ky i fundit , fillon e reflekton drejtë  ndaj  Kovaçit  duke mos e nëmë me  nëmën “ e neneve …“ , kur  i tha ; “ GJITHMONË KËMBË  MBETSH  HAJRUDIN KOVAÇI  E KURRË  MOS HYPSH NË TREN… ?!

Kujtojmë edhe këtë ,  se dikur,  në këso rrethanash  Dinit, i   pat ngjarë të flasë me gishta,  kur  si i dënuar politikë- bashkë me mu ,  e kishim të ndaluar  nga administrata  e  Burgut të Spuzhit,   që gjatë vizitave me prindërit të flasim shqip. Dhe për të mos legalizuar   praktikën e menduar të tyre.., Dini pat shpikur  mënyrën e re të komunikimit me prind, duke folur me gishta. Shih poezinë e tij Të folurit me gishta që vazhdon:

Në fillim më pyetën edhe savjet – unë i ngrita dy gishta-  më vonë më pyetën edhe sa muaj- unë ngrita dhjetë gishta nëntë tetështatë…një/ dhe kurë më pyetën edhe sa ditë- unë prapë ngrita dhjetë nëntë tetë shatë një/ gishtat që merrnin formën time.

Kurse për vete , pasi nuk isha shpikës i zoti, për ti ikur  legalizimit të kësaj metode kisha  refuzuar  vizitat e nënës , e cila në heshtje ,e  kish pranuar vendimin tim.

Dhe për çudi  KOHA KUR FLISNIM ME GISHTA, përsëri  po na  ndjek  edhe sot..?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„