Ulqin, mbytet në det 36 vjeçarja nga Rusia

June 18, 2016   | Shtypi / Mediji

La Grande plage (Velika plaža) d’Ulcinj

Tridhjetegjashtë vjeçarja S.G. nga Moska, shtetase e Rusisë, është mbytur dje pas dite në Plazhin e madh në Ulqin, raporton portali Ul.info.

Fatkeqësia, siç mësojmë, ka ndodhur në plazhin e njohur “Safari Beach”, por nuk ka informata si humbi jetën e ndjera. Mendohet se shkaku i fatkeqësisë ishin rrymat e forta detare dhe valët e mëdha, karakteristikë e kësaj pjese të bregdetit.

Siç mësojmë jozyrtarisht ajo pa ndjenja është gjetur në breg. Trupi i të ndjerës është transportuar nga Plazhi i madh në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin. Fillimisht të gjithë tentativat e skuadrës mjekësore ta shpëtojnë ishin të pasuksesshme.

Ky është rasti i parë i mbytjes nga fillimi i sezonit turistik.