Ulqini në prag të sezonit turistik duket si kantier ndërtimi

June 19, 2016   | Ngjarjet - Events

Elektroprivreda-Elektroekonomia-Ulqini në prag të sezonit turistikEdhe pse sezoni turistik është në prag në Ulqin këto ditë po gërmohen rrugët në qendër të qytetit, raporton portali Ul.info.

Kjo veçanërisht sjell probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve, por edhe me parking, problemin kronik të Ulqinit.

Në vendet në Bregdet është dhënë urdhri për përfundim të punimeve ndërtimore, gjegjësisht është caktuar afati i ndalimit të ndërtimit i cili filloi me 15 qershor dhe vlen deri më 15 shtator.