Në paradën shqiptare në New York edhe ulqinakët

June 20, 2016   | Bota, Lajmet / Vijesti

NË PARADËN SHQIPTARE“Albanian Roots-Rrënjët Shqiptare” po mbajnë në SHBA paradën vjetore tradicionale ku shpalosin në qendër të Manhatanit, simbolet, veshjet, e traditat shqiptare, raporton portali Ul.info.

Këtë vit parada i kushtohet  Nënë Terezës, e cila me 4 shtator shpallet e shenjtë, ndërkohë që  Senatori Marty Golden e shpalli 4 shtatorin në Nju Jork ‘Dita e Nënë Terezës”.

Në këtë Paradë marrin pjesë shumë shoqata shqiptare dhe grupe shqiptare nga të gjitha trojet, përfshirë edhe ato nga Ulqini, Kanadaja etj.

Organizatorët e shohin këtë ngjarje si një mundësi për të shpalosur imazhin e Shqipërisë. Në festime janë ftuar personalitete të rëndësishme shqiptare, të cilët mund të ndikojnë në përmirësimin e reputacionit kombëtar dhe çështje të ndjeshme si çështja çame.

NË PARADËN SHQIPTARE-1