Gjeloshaj: Histeria anti-shqiptare të cilën CANU e ka në fjalorin e vetë , nuk është rastësi

June 24, 2016   | Ngjarjet - Events

Nik-Gjeloshaj-emisioni-DiplomaticusSot ne oren 15:51 kam nisur nje reagim portaleve ne Mal te Zi, asnje nuk e ka publikuare.

Lexoni me poshte:

Që histeria anti-shqiptare të cilën CANU e ka shkruar në fjalorin e vetë , nuk është rastësi, e tregon edhe rasti i shtetasit shqiptarë i cili gjindej në Budva dhe siç e përshkruan gazetari i ”Vijesti” ka provokuar qytetarët e Budvës, sepse në makinë e kishte flamurin shqiptarë.
Së pari është skandaloze dhe i tyrpshëm përshkrimi i gazetës Vijesti e cila vazhdon politikën e saj anti-shqiptare e cila është e njohur si media e vetme në Mal të Zi e cila qëndroi në mbrojtje të fjalorit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Artëve (CANU).
Reagimi dhe procesuimi i policisë për shkak se e kishte flamurin shqiptarë në makinë është disfatë për shtetin e Malit të Zi për qeverinë,presidentin e shtetit dhe të gjitha institucionet.Pjesa që dikush gjobitet për shkak se në makinë kishte flamurin shqiptarë është skandal pa precedent.Ky rastë dhe Fjalori janë të lidhura thellësisht dhe tregon gjëndjen e vërtetë të shqiptarvë në Mal të Zi kështu që politikanët shqiptarë zgjedhjen e këtyre problemeve do ta kërkojnë në adresat ndërkombëtare dhe konkretishtë në vendet e NATO-s dhe ti informojmë për ”përparimin demokratik” të shtetit i cili do të ulet në tryezë me vendet më të zhvilluara dhe demokratike në botë.
Kur qeveria, e cila financon Akademinë malazeze të Shkencave dhe Artëve, nuk është në gjendje të thotë një fjalë të vetme në lidhje me këtë, atëherë çka të presim kur e dimë shum mirë se çfarë hapash ka marrë qeveria kur CANU nuk ka dashur të fusë në CANU Jevremin Sherbon dhe ekipin tjetër anti-shqiptarë të cilët janë mbrojtësit më të mëdhenj të fjalorit, çdo gjë e kemi të qartë!
Dëshmi se deri në cilë shkallë shprehet histeria anti-shqiptare është që autorët më parë janë të gatshëm për të djegur vetën se të përmirsojnë gabimet që i kanë prënuar.
Në një shtetë demokratik, një shoqëri që është e përparuar, asnjë flamur nuk duhet ti paraqesë provokim.
Shqiptarëve nuk ju paraqetë provokim shfaqja e asnjë flamuri, shqiptarëve nuk ju paraqetë provokim as flamuri serb,as malazez,as kroatë, çdo ditë për Malësi kemi dasmorë me flamuj të ndryshëm, kanë kaluar duke festuar fitoren e Gjokoviq me flamuj serb dhe askush nuk ka menduar ndonjëherë të reagojë, respektojmë të tjerët por kurr nuk do të japim tonën.
Mendoj që pas kësajë, ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave duhet të japë dorëheqje, në qoftë se nuk e bënë atë ai duhet shkarkuar pasi që nuk ishte në gjëndje për 4 vite të mandatit të zgjidhi asnjë çështje në lidhje me të drejtat e pakicave.

Nik Gjeloshaj Facebook