Ministri malazez Pazhin kundër akademisë – Video
Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Zoran Pazhin, i ka cilësuar të tepruar dhe papranueshëm përcaktimet si njërez agresiv dhe të huaj që u janë bërë shqiptarëve në Enciklopedinë e Akademisë së Shkencave.
Zoran Pazhin tha se nuk është dakord me atë përcaktim të Akademisë malazeze, pasi realiteti është krejt i kundërt ndërsa vendimi për ta tërhequr i takon Akademisë.
Zoran Pazhin: “Ai fjalor duhet të tërhiqet, por i përket Akademisë ta bëjë këtë gjë. Akademia e Shkencave malazeze ka gabuar me përcaktimin e shqiptarëve si agresivë. Shqiptarët e Malit të Zi kanë kontribut në zhvillimin e vendit dhe sëbashku me malazezët jetojnë në harmoni”.
Ndërsa i pyetur në lidhje me gjobitjen e tifozave shqiptarë të cilët po festonin me flamuj shqiptar, Ministri malazez u shpreh se nuk ka dijeni në lidhje me këtë fakt.
Reagimi i Ministrit malazez të Drejtësisë u bë pas një takimi të zhvilluar në Tiranë për torturën.
Ora News





