Në Ulqin sonte fillon spërkatja kundër mushkonjave, nga lokaliteti i Shtojit

July 1, 2016   | Bota, Lajmet / Vijesti

spërkatja kundër mushkonjave-1Komuna Ulqinit  informon qytetarët që sonte në Ulqin në periudhën prej orës 21:30 e deri në orën e vona të natës do të bëhet spërkatja kundër mushkonjave, informojnë nga Qyteti i Ulqinit. 

Autoritetet e qytetit të Ulqinit i lajmërojnë bletarët në kohë t’i ndërmarin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Firma e specializuar ,,Veterinum,, bëri  stërpikjen e  pare te mushkonjave  në teritorin e komunës së Ulqinit. Duke e marrë parasyshe kohën  me lagështi të madhe rezultatet nuk dhane  pritshmerine e deshiruar. Andaj sot me 1.07.2016 ne ora 21 e 30 minuta , planifikohet  dhe një stërpikje tjeter vecmas vendet qe paraqesin burim te mushkonjave do te jene ne qender te vemendjes. Edhe kete rralle do te perdoret  preparati   DELTAMETHRIN që përdoret edhe nga vendet e BE.

Ne kete akcion do ti mundesohet pjesemarrja  edhe  perfaqesuesve te Bashkesise lokale  te Shtojit.

Sekretari i Sekretariatit per ceshtje komunale Mustafe Gorana  thote  se situata do te jete nen kontroll te vazhueshem  dhe varesisht nga nevojat do te intervenohet.  Per kete  me kohe do te jene te njoftuar edhe rritesit e bleteve qe ne kohe  te menjanojne kosheret .