Gjukanoviq: Rusia të respektojë vendimin e Malit të Zi për anëtarësimin në NATO

July 2, 2016   | Ngjarjet - Events

MiloDjukanovic-skupstinaPresidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e konsideroi joracionale nismën ruse për neutralizimin ushtarak të Ballkanit dhe i bëri apel Kremlinit që të respektojë të drejtën e Podgoricës për marrjen e vendimit për anëtarësimin në NATO.

“Ne respektojmë historinë e marrëdhënieve ruso-malazeze, por edhe Rusia duhet të respektojë të drejtën e Malit të Zi për t’i marrë vetë vendimet”, theksoi Gjukanoviq.

“Sipas vlerësimit tim, integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është pozitiv për Malin e Zi”, theksoi ai.

 Bota Sot