Komisioni “Bereqeti” shpërndan ndihma për familjet në nevojë

July 3, 2016   | Shtypi / Mediji

Komisioni Bereqeti UlqinBereqeti i Mexhlisit te Bashkesise islame ne Ulqin ditet e kaluara shperndau 120 pako duke shpërndarë ndihma për disa familje në nevojë, raporton portali TV Teuta.

Në vitin 2009 është themeluar komisioni “Bereqeti” i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Ulqinit ku për qëllim kanë të ndihmojnë familjet që janë në kushte të vështira ekonomike. Në vazhdimësi të aktiviteteve që ka ndërmarë ky komision, kësaj radhe  kanë përgaditur  120 pako për ato të cilët trokasin në dyert e tyre. Kryetari i “Bereqetit” Mirsad Muça për televizionin Teuta thotë se komisioni tyre mundohet që sa do pak të gëzojnë familjet nevojtare në komunën tonë.

Që qytetarët tanë janë human këtë gjë e kanë deshmuar shumë herë, sepse pikërisht janë ato të cilët e ndihmojnë njëri tjetrit.

Duke ditur se nje gjendje e rëndë ekonomike rëndon pothuajse në çdo shtëpi të komunës së Ulqinit, kryetari i këtij komisioni spjegon edhe mënyrën e përzgjedhjes së familjeve që tu dhurohet ndihma modeste.

Planet e komisionit “Bereqeti” në të ardhmen janë që për fëmijët jetim nën moshën 13 vjeçare të sigurnojnë një ndihmë mujore nga 30 euro.

Komisioni Bereqeti Ulqin-2 Komisioni Bereqeti Ulqin-1