Nika: U prish edhe koalicioni i gjërë në Ulqin? Ndrekiqi – Gjekës; “Apo luajm: Cup, a parë..”?!!

July 3, 2016   | Opinione

Shkruan: Muhamet Nika

Pasi  para pak ditësh për media- F. Gjeka, i pari,  qe shprehur   i pa kënaqur me funksionim të koalicionit të gjerë  në Ulqin dhe kërkoi, “ që në shtator të këtij viti –bashkë me zgjedhjet parlamentare të organizoheshin edhe ata lokale”- po duket që në shenjë të  kundërpërgjigjes ishte   edhe  konferenca në Albatros, e zyrtarëve  më të lartë të komunës- nga koalicioni DPS- FORCË –UDSH…?! Të cilët – haptas  , u pa se  i nisën  mesazhe  Gjekës, që ai, nuk mund të provokojë zgjedhje të parakohshme për komunë të Ulqinit. Pa çka se do t’i pëlqente…?!! Dhe se këta 100 ditë-shin. duan ta bëjnë 1000….?!

zyrtaret e komunes-ulqinit-Cungu,Gjoni,Murati,Ndfrekiq,Radoviq

Kësaj fotografie të koalicionit të gjerë  i mungon diçka-  anëtari  i Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës?!A  thua rastësi –apo qëllim?!

Sipas praktikës të konferencave  të koalicioneve të  këtilla- ato doemos parapërgatiten nga trupi koordinues i subjekteve pjesëmarrëse , për të mos cenuar palët anëtare të koalicionit. Me sa duket , kjo mbledhje u përgatit , nga dikush  tjetër dhe në mënyrë të njëanshme-  pa konsulta me Gjekën  dhe  partnerët e tij-  e me një prapavijë  që ra në sy – të ishte   anti Gjekë…?!!

Nga analiza shihet që prezencën e përfaqësuesit të PD-së,  e ka zënë  anëtar i koalicionit  të – DPS-it . Ku  shihet qartë  se kjo parti, të ketë  2 veta pjesëmarrës në konferencë,  nga  5 të pranishmit.  Thjeshtë  ,  sipas kësaj shihet që ata sigurojnë    njëkohësisht edhe rolin e numrit tek *cup dhe atij parë….?!Andaj – loja brenda

koalicionit me Gjekën  po duket , tashmë është sipas popullores së Anës së  Malit : Cupaparë …?!!

Cungut , po shihet se  DPS-i, i garanton shumicën në kuvend- dhe që  nga dalë , por sigurt edhe formalisht Gjekën , po e qesin fare jashtë loje…?!

Cungu , siç u pa , në konferencë,  u shpreh i kënaqur me arritjet  gjatë këtyre 100ditëve – punë të cilën e konfirmoi edhe vetë Loro Ndrekiqi, duke u  shprehur optimist “për rezultatet e arritur, deri në zgjedhje të rregullta…”?!

Tjetër, organizatorët, u pa se ishin përkujdesur , që përveç  evitimit të prezencës së anëtarit të Partisë  Demokratike,  gjithashtu, të mos e  përmendnin me asnjë fjalë  si partner në sukseset  e  këtyre 100 ditëve qeverisje –  Përveç se , vetëm si sinonim i të keqes  – për shpenzime dhe punësime pa kriter në qeverisje e tjera si këto..?!Ku nënkryetares – Gjoni, i ishte”  besuar analiza dhe studimi…., i punësimit me kontrata. – Por që merret vesh , se gjendjen reale të këtyre punësimeve pushtetarët, ishin munduar ta fshihnin para inspektorëve republikanë; mbase Gjoni , mbi këtë analizë të vetën ,planifikon t’i njoftojë me gjendjen, pasi ta ketë përfunduar  punën ..që ia paska besuar Cungu..?!!!

Nga ana e tjetër, që punët janë “ Vjamë..”, e konfirmoi  edhe  vetë Ndrekiq,  i cili  nuk “ pritonte “ , ashtu krejt natyrshëm dhe pa qime në gojë të përsëriste fjalët e Cungut  në piemont, duke thënë shpesh fjalët: “ ….Ashtu si tha kryetari Cungu…. , disa herë?!

Por me gjithë atë  çdo gjë pritet të shihet në mënyrë konkrete dhe praktike në seancën e kuvendit- me 17 korrik,  ku  si zakonisht  mendimin e qendrës – Dushko Markoviqit, i takon  ta japë  deputeti –Shkreli.

Ky i fundit ,  të paktën deri më tash , u pa se  nuk i pranonte pozitat e të dytit në kuvend- duke treguar  një ashpërsi ndaj ekzekutivit të Cungut  dhe një maturi ndaj sulmeve të njëanshme në adresë të Gjekes-  e për të cilat Ndrekiq u pa  se mund edhe të heshtë?!.

Madje  në paraqitjet e fundit, shpesh  hetohet  , të marrë  edhe funksionin e gjykatësit, në  mes të partnerëve” të përçarë e të bashkuar..”, punë të cilën  hezitonte ta bënte (me siguri jo pa qëllim…) , kur nisi përplasja  Gjeka- Hajdinaga në pushtetin e mëparshëm …?! Mbase  u vetëdijesua , që pozicionimi i tillë i kushtoi  atëherë si individ , dhe i cili po të përsëritet – do ti do tu  kushtonte edhe si parti , në   potezet e ardhshme zgjedhore ?!!

“….Kush   fle me djallin dhe  mbjell kunguj…, sheh se ata , më pas – do t’i  thyhen   për kokë- pop.malazeze …”?!!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„