Rrezart Cungu Kampion i dyfisht në turneun HEAD Cup Bruchköbel të Gjermanis

July 3, 2016   | Lajmet / Vijesti

Rezart-Cungu, triumfoi ne HEAD-COUP-GERMANY
Në turneun ndërkombetarë  i  cili filloi prej datës 28 qershor 2016, Head   Cup Bruchköbel të Gjermanis , tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu shpallet Kampion në të dyja kategorit .

Ditën e djeshme me bashkelojtarin nga Gjermanija Niklas Schell arritën të fitojn vendin e pare  në kategorine douële ( në dyshe ) , ku ishin më të mirë se vëllezërit Lemstra nga Gjermnanija me rezultat 6:2, 6:1.

Për te arritur deri te titulli I dyfisht i këtij turneu Rrezartit u deshtën jo më pak se gjashtë lojë:

Në gjiron e parë u takua me Nico Hornitschek ( GER ) dhe fitoi me rezultat 6:0 , 6:2,

Në gjiron e dytë ishte më mirë nga Oliver Tobisch ( GER ) , rezultati 4:6, 6:3, 6:1,

Në raundin e tretë u takua me Norvegjezin Marcus Anker të cilin e mposhti 6:7, 6:2, 6;1,

Në cerek finale fitoi ndaj Cekut Daniel Velek me 6:3, 6:1,

Në gjysmëfinale fitoi bartësin e parë Adrian Andev nga Bulgaria 6:4, 7:6,

Dhe në finale Ishte Zvicrani Henry Von Der Schulenburg tenisti ëe cilin Rrezarti e mposhti me rezultat 6:4, 6:2.

Pikët e arritura në këte turne, do të thonë  zbritje ne rang listen ndërkombëtare  e poashtu edhe shpres për arritjen e normave të planifikuara për këtë vit.

Turneu i radhes  ku do të marre pjese Rrezarti është  Ex Pilsen Tennis Arena Cup i  cili do të  mbahet në Pilzen të Cekis, me date  06.07.-10.06.2016

Për ma tepër shiko tabelën e radhitjes:

Cungu, triumfoi kuner Henry Von der Schulenburg 6-4

Rezart-Cungu, triumfoi ne HEAD-COUP-GERMANY-1