Lideri i PQSHI, Dr Isat Jakupi ju uronë Festën e Fitër Bajramit
Me rastin e festës së Fiter Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Kryesisë së PQSHI-së dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame kudo që ndodhen me dëshirë që kjo ditë e shënuar të jetë ditë e përforcimit tonë ndaj besimit, sakrificës dhe tolerancës, forcimit të zemrave tona drejtë shkallëve më të larta të devotshmërisë.
Mesazhi i liderit PQSHI-së del nga dëshira, që festa e Fitër Bajramit, t’i gjejë ata të bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit, për pranimin e agjërimit.
Duke shpresuar, që kjo festë t’ju gjejë të lumtur, u urojmë që në familjet tuaja të mbretëroj paqa, begatia dhe shëndeti, thuhet në Urimin e Partisë së PQSHI-së.





