Nika: A e dini se stërpikja e mushkonjave që po bëhet në Ulqin- më kujtoj “Aferën e Mushkajave” në Ulqin?!

July 4, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan: Muhamet Nika

( një shkrim për ata që kanë kohë  dhe durim të lexojnë)?!

Kjo  stërpikje  me siguri jo kot, po më kujton stërpikjen e tyre në  vitet  90 , dhe atë  përrallën e mushkonjës , të cilën po e kujtove nuk të shqitet?!

E përbashkëta  e këtij procesi atëherë dhe sot, ishte se stërpikja bëhet  pa një vendim paraprak të kuvendit dhe si e tillë është punë e paligjshme. Bile komuna as nuk mund të jetë organizatore e stërpikjes…. Por edhe pse ishte e tillë,  taksa vazhdimisht u mor nga qytetarët , ndërsa   pas  plasje së aferës së tyre – vitet 90 , mjetet  e marra si taksë, nuk u përdoren në  stërpikje.  PO KU  SHKUAN ATËHERË KËTO …?!!!!

E përbashkëta  tjetër , duket se është , dështimi i tretmanit të stërpikjes së parë të  sivjetshme –siç tha sekretari , Gorana, nga se pati shumë  UJË-lagështi…?! Që  zbuti preparatin  e përdorur nga  firma  fatlume Vetrinum që fitoj tenderin…?!!  Por edhe stërpikja  e parë e viteve  90 , pat dështuar sepse stërpikja  , atëherë u bë   me avion,  e të cilin punëmarrësi në vend se me preparat e  kish mbushur me ujë ….?!Duke pumpatur- lagur , mushkonjat nga qielli dhe jo xhades …?!!!

Andaj    sekretari i komunës -Osman Rexha, nuk i  besoi  kësaj “ përrallë..”  dhe ngriti  një komision , për të hetuar  ambalazhin e  mbetur të  aparatit- fuçitë pa gjë  –  që na doli se mungonin- preparati , as që ishte blerë fare….?! Mbase  sot , falë avancimit teknologjik , preparati  mund të vendoset edhe në paketime të vogla , që gjithashtu mund të treten nga lagshtia…?!

 Po le t i kthehemi aferës së mushkajave-historiku?!

Komuna e Ulqinit  me  vite radhazi ,  stërpikjen e kryente përmes  një firmë kosovare të bujqësisë  e cila zakonisht fitonte tenderin .

Por ngjau që nga gojët  e liga nacionaliste, kryetari i komunës së atëhershme- Mehmet Bardhi , u akuzua  nga  -Jovanka Lubenko,   me  një shkrim   tendencioz të Pobjedës – me titull,shumë provokues që  disi  niste kështu: Paret e Ulqinit , shkojnë  për irredentistët  e Kosovës?! Sipas shkrimit – Bardhi  kish   gjetur kanalin  e duhur që  përmes buxhetit të komunës së Ulqinit ,  të armatosnin  lëvizjen kosovare…..?! Ndryshe nuk ka  se si të dilte..?!

Të trembur  nga kjo akuzë  pushteti i atëhershëm komunal , duke  dashur të tregojnë  që nuk ish fare ashtu, iku në një ekstrem   tjetër  dhe  punën  ia besoi-   djalit të një oficeri të lartë ushtarak me origjinë  nga SAO KRAINA  SERBE…, mik i komandantit të aviacionit të Armatës Jugosllave , që bombardoi pozicionet e Tugjmanit?!!  Por si u tha më lart , edhe me këtë shumë shpejt u prishen duke ia marrë punën ,  e mjerisht, për komunë, patën ” harruar..” të prishnin kontratën e cila mbeti në fuqi rreth stërpikjes…?!! Dhe këtu fillon e nis sherri…?!!

 Veprimin e tillë të prishjes  së njëanshme të kontratës  e bëri sekretari për ekonomi   Osman Rexha  ?!!

Por  jo vetëm kaq, ai në mbledhje  të kolegiumit të kabinetit Bardhi ,  insistoi që të bëhej kallëzim në polici për mashtrim  të  palës, pasi kishte grumbulluar dëshmi nga komisioni i ngritur i inspektorëve komunalë….. Mirëpo , u ndalua nga ai,  sepse kish frikë se tashti , do të fillonin akuzat  nga këndi tjetër – nga  elementet  pro-çetnike që  në atë kohë ishin në invazion politikë, e që më vonë edhe ngjau- pala i sulmonte shpesh dhe kërcënonte-  Bardhi për tu mbrojtur , kish nxjerrë një urdhëresë për rojet , me të cilën ia ndalonte  hyrjen në komunë  stërpikësit e të mushkajave….?!

Çështje me kaq  u duk sikur  u hesht, por nuk kaloi shumë kohë dhe  pala fillon  hakmarrjen duke e paditur komunën në gjyq të cilin  për çudi edhe e fitoi . Ndërsa baza për këtë  vendim të gjykatës- për zhdëmtim, ekzistonte në vetë kontratën e nënshkruar nga kryetari i këshillit ekzekutiv të atëhershëm  , ku thuhej  përveç tjerash,  që “ për çdo ditë vonesë të borxhit,  komuna  i detyrohej atij të paguaj dëmin ditor-kamatën,   në nivel të çmimit të trajtimit të stërpikjes”?!!  Që në vit ish 365 x 6000 dem..?!!!

Po si u bë  shlyerja e këtij borxhi inegzistentë – pa e ndier  “bllokadën  gjyqësore ..” përmes borxhit të Kripores që kjo e fundit i kish komunës …?!

Edhe  kjo çështje po duket ishte mirë e menduar dhe bukur e organizuar- pasi kishin kaluar vite të tëra  …?!

Na duhet dështojmë, për të sqaruar , se me ligjet e atëhershme dhe aktuale financiare –  Kriporja – i detyrohej në taksa  komunës – ngjashëm si të gjitha ndërmarrjet private edhe pse ajo vet  ishte me bazë shoqërore- E transformuar.  Për konkretizim- me ligjin për tatimet- sektori i transformuar- Kriporja,  kish  për shembull, statusin  e Sollarisit  privat- i cili më herët na   ish si ish dyqan i  shitjes së Kripores..?!!

Kujto këtu; emri  SOLLANA i dyqanit – u  transformua dhe  dha  SOLLARIS ….Por  kujtesa e gjithë kësaj , si duket -na u shlye. Sot , fjala bie –në objekt të   Sollanës- Sollarisit , as ndër mend nuk na shkon , se aty, mund të kenë aksionet e veta  ata që i kishin dikur në Kripore ose i kanë sot  në kripore. Por  të mos i ikim bisedës ?!!

Kur është fjala te këto detyrime të kripores-si taksa të ndryshme – prej asaj të tokës e deri te ajo e shfrytëzimit të ujit të detit me pompë…ajo me vite  i detyrohej komunës, shuma të mëdha të eurove ,por as kush nga komuna “ nuk kujtohej”t’ ia faturonte- këtë borxh- mbase kishin nostalgji – për kumbarën Baroviqt…. si pronarë i Kripores?! Po ta kishin  bërë këtë- me siguri   që  ajo do kish përfunduar  si hipotekë e komunës, para se të përfundonte si hipotekë e Prva Bankës,  që së fundmi shihet se dëshiron të lirohet nga barra e Kripores ..?!!

Por shih çfarë  ndodhi  për çudi- me këtë obligim të Kripores ndaj komunës?!!!

Edhe pse pa e faturuar kush këtë borxh- nga komuna, të grumbulluar ndër vite- Sollana brenda ditës- pa prit e pa kujtuar, i kalon në  buxhet të komunës shumen në të holla të borxhit, dhe pasi u pa se ” fjetën një natë apo dy…”. “ u lanë dhe u pastruan mirë e mirë…”,  ata- paratë,   pastaj  pa vu dorë në ta kryetari i komunës –edhe pse kish do rroga borxh- me vendim të gjykatës – që priste  hazër…- kaluan si borxh  i komunës te firma që demek ish dëmtuar e stërpikjes…?!!!

Disa pyetje që kërkojnë edhe sot  përgjigje në këtë mes :

  • Përse pushteti lokal kurrë nuk ia faturoi këtë borxh Kripores – as atëherë dhe as sot?!Me bekimin e   politikave nacionale dhe  atyre qytetare- athua pse …?!!
  • Tjetër- Pse ndodhi që edhe në mbledhjen e fundit të kësaj përbërje të kuvendit- kur  po debatohej për Kripore në kuvend  dhe këshilltari Hajredin Kovaçi,me të drejtë  kërkoi të dijë fatin e këtij borxhi…, me mundësi kthimi,  çuditërisht u kundërshtua edhe   nga deputeti Dritan Abazoviq- që ishte për heshtjen e këtij borxhi- për të mos thënë- falje të këtij. Edhe pse poshtë e lart deri në Gjermani – te bankarët deklaron se Kriporja , po pëaçkitet?!!!!!???!!!!!!!! Bile tregoi, më pak nostalgji se edhe për vetë farmën e gomarëve që vizitoi në Martiniq?!!
  • A thua se cili na është këtu interesimi i ambasadorës gjermane që dikush do ta shpallë si qytetare nderi, për mbrojtje të Kripores
  • Çka e shtyri drejtorin e kripores të kalojë mjete për këtë borxh ndaj komunës ashtu pa pritur dhe pa kujtuar..?!
  • Përse kryetari i komunës, nuk kish shlye obligimet e komunës me këto mjete  pasi u derdhën dhe priti bllokadën – për të cilën ish në dijeni.
  • Athua ky veprim i tij shërbej dhe shërben si praktikë e keqe
  • Përse këtë çështje të grabitjes së mjeteve si borxh – nuk njoftoi kuvendin që ish i obliguar ..?!
  • Si e deti gjykatësi kaq shpejt gjendjen që komuna kish para?!
  • Përse kontrata me palën ,për stërpikje u nënshkrua , vetëm një ditë përpara skadimit të mandatit të kryetarit të këshillit ekzekutiv ?!!
  • Kush ishte juristi i këshillit ekzekutiv i cili ishte përpilues i kësaj kontrate të dëmshme
  • A ishte mbrojtja e lëndës në nivel të kërkuar nga sekretari për mbrojtje të pasurisë dhe a mos ishim pre e do akuzave senzacioniste të bëra ndaj palës, e cila me mjshtri i përdori për shantazh dhe mbrojtje..?!
  • Përse nuk u pagua nga komuna ky borxh , kur sipas një llogaritjeje të borxhit nga gjykata , në kohën e inflacionit , i ra të ish më i vogël se një euro…?! Dhe shumë shumë dilema tjera…?!!!Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„