Forumi i Bokës: Duhet të shpërbëhen NP “Të mirat detare”

July 6, 2016   | Rajoni / Region

Boka-ForumThëniet e drejtorit të NP “Të mirat detare” Predrag Jellushiq që kaosi në bregdetin malazez lidhur me vendet për parkimin e mjeteve lundruese do të zgjidhet me tender dhe dhënien në duar të privatëve, është përrall e thjesht, të cilën as fëmijët nuk e besojnë. Me këtë rast Jellushiq nuk dëshiron të pranojë se për këtë kaos janë fajtor “Të mirat detare”, me sjelljen e tyre arrogante dhe prej njerke ndaj bregdetit të cilin ka detyrë ta menaxhojë, e jo keqpërdor, është thënë për Portalin Analitika nga Forumi i Bokës, kurse në gjuhën shqipe raporton portali Ul.info.

“Prandaj, në këtë përrall të cilën po mundohet të na tregojë Jellushiq, “Të mirat detare” nuk është princ i mirë i cili do të zgjojë Bokën, por, për fat të keq, personifikim i njerkës së keqe të Bokës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në kumtesë.

Forumi i Bokës i rrinë mbrapa qëndrimit që NP “Të mirat detare” duhet të shpërbëhet dhe se për bregdetin në kuadër të kufijve të vet duhet të kujdesen Komunat.

“Kështu, ndërmarrja publike vetëm vazhdon ti shërbejë interesave të individëve afër pushtetit, të cilëve i intereson Boka dhe qytetarët e saj sa bora e vjetme”, përfundohet në kumtesë.