Nika: Ç’ëndërr të keqe që pash për bajram….?!!!
Edhe pse festë – pashë ëndërr që në organizatën turistike ishte futur për kontroll policia financiare?!! Por për çudi , këtë lajm , nuk po e konfirmojnë as por(dhë)talet e pozitës dhe as ata të opozitës , që del se kontrollon pushtetin në Ulqin. Mbase pritet që këtë ta konfirmojnë gazetat “Vjesti” apo “Dan” që kanë mandat të raportojnë për këto lajme zenzacioni në qytetin tonë…?!
Sferë e interesimit të tyre , pashë të jetë afarizmi financiar nga periudha e vitit 2011 -2016, që u bë nga drejtorët Ali Rexha- PPD, Munir Karamanaga – SDP dhe Zana Sarvan- Perspektiva, aktualisht , para disa kohëve , kjo organizatë menaxhohet nga ish kryetari i kuvendit-Fuad Haxhibeti-Forcë..
Kurse zhgjëndërr, për këtë dimë të themi dhe të konfirmojmë me përgjegjësi që kjo organizatë ishte në vëmendje të opinionit të Ulqinit e deri te emisioni televiziv- Robin Hud.., ku u përfol për shumë keqpërdorime të cilat nisnin nga punësimet partiake dhe familjare si dhe largimet nga puna te të punësuarve- në mënyrë të paligjshme e duke vazhduar pastaj me keqpërdorim të ndarjes së mjeteve financiare – si donacion në shumë mbi 10O mijë eurove- pa një vendim të organit paraprak të organizatës, e deri te vjedhjet klasike nga kasa e mjeteve të pazarit ditor…?!
Se për çështjet rreth aferave skandaloze që ndodhnin në këtë organizatë “shtete nuk do të flinte..”, u pa që në momentin kur hetuesia- policia , për të zbuluar vjedhjen e “ pazarit të ditës..”kish angazhuar futjen e DETEKTORIT TË RRENAVE- DETEKTOR LAŽI, si metodë pune , të hetimit të çështjes , tesit të te cilit iu nënshtruan të gjithë të punësuarit përveç njërit…?!!
Çka mund të ketë shërbyer si shkas i kontrollit- nëse paska filluar tash 4 ditë?!
Mbase kontrollit i ka kontribuar edhe akuza e bërë publike e këshilltarit B. Bashoviq- DPS,në Kuvend të Ulqinit i cili i revoltuar e braktisi mbledhjen e Kuvendit pasi tashti një kohe të gjatë , po përsëriste të njëjtat pyetje të këshilltarëve për keqperdorime në këtë organizatë dhe gjithë sektoret tjerat të pushtetit vendor- por tvazhdimisht injorohej me dhënie të përgjegjeve .
Kjo akuzë publike e tij, në parlamentin lokal mund të jetë bërë edhe si shkas i konëtrollit që „po heton çështjen“ – nëse ëndrra del e vërtetë ..?!!
Pse e konstatojmë këtë?!!
Ka tashti një kohë bukur të gjatë , në shkallë republike, që hetuesia – prokurori shteror ngrit padi penale ndaj funksionarëve të ndryshëm, të cilët akuzohen publikisht në media për keqperdorim të funksioneve dhe të cilat nëse vërtetohet të jenë të sakta përfundojnë me masa denimi nga gjykata.
Diçka ngjashëm patëm edhe në Ulqin-rasti i Shtëpisë së Kulturës- ku Doktor Draga u dënua mbi bazën e padisë publike që bënë 4 këshilltarët e kuvendit të Ulqinit, e për të cilët patëm rastin të dëgjojmë nga portalet se ishin të ftuar për të deponuar dëshmitë e veta në polici që merret me krim të organizuar. Ndoshta edhe kjo e fundit- nëse ka ndodhur- që po ndodhë në Organizatën Turistike të Ulqinit, mund të jetë nxitur nga padia e këshilltarit të cekur para opinionit..?!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„






