Lloje të reja të peshkut në ujërat e Ulqinit

July 10, 2016   | Reportazh / Reportaža

Morska-plotica-Nove vrste rakova i riba kod UlcinjaSkuadra profesionale e Institutit të biologjisë së detit nga Kotorri javën e kaluar ka kryer monitorimin e hyrjes së llojeve të reja të peshkut, gaforreve dhe organizmave tjerë detarë në regjionin e Ulqinit.

Këto hulumtime, sipas ul-info, janë bazuar kryesisht në biseda me peshkatarë, të cilët të parët vijnë në kontakt, gjegjësisht kapin këto lloje të peshkut.

Janë kryer dhjetëra biseda dhe janë organizuar disa takime në të cilët i është shpjeguar peshkatarëve çka mund të pritet.

I janë ndarë publikimet dhe informatat për llojet e reja në formë të fotografive dhe karakteristikave të tyre, tha dr. Aleksandar Joksimoviq, shefi i labaratorit për ihtiologji në peshkim në Institutin për biologjinë e detit.

Nga llojet e reja e shpeshtë është prania e gaforres së kaltër, e cila përdoret për ushqim, rritet deri në 30 cm madhësi dhe peshkohet komercialisht nga peshkatarët e Ulqinit.

Në grykëderdhje të Bunës janë paraqitur disa lloje të reja të peshkut, para së gjithash barakuda gojëartë, ndërsa pritet hyrja dhe peshkimi më i madh i të ashtuquajturës buklës apo pëllëmbëzes së detit, të cilën shkencëtarët e kanë detektuar më herët por nuk peshkohet shpesh, tha dr. Joksimoviq.

Koha Net