Nga Buna e Ulqinit Ledri Vula feston ditëlindjen

July 10, 2016   | Lajmet / Vijesti

Ledri Vula nga -Buna-UlqinLirisht mund të themi se Ledri Vula është reperi më i dashur për publikun shqiptarë.

10 korriku është data e lindjes së reperit Ledri Vula, i cili në këtë përvjetor ka publikuar plot tre projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Festa e ditëlindjes së reperit ka nisur më herët, kështu duke i bërë dhuratë vetes dhe fansave të tij tre këngë të reja bashkëpunime.

Sot Ledri feston ditëlindjen e tij të 30-të dhe njëkohësisht po gëzon suksesin e tij më të madh në karrierë.

Dy ditë para ditëlindjes ai publikoi dy bashkëpunime me Flori Mumajesin të cilat rezultuan shumë të suksesshme, ndërsa mbrëmë pak para orës 12 ai publikoi edhe duetin tjetër me reperin 2po2.

Ledri ka marrë shumë urime për ditëlindje nga fansat dhe miqtë në rrjetet sociale. Padyshim që kjo ditëlindje do të mbahet mend pasi ai aktualisht është shumë aktiv dhe i suksesshëm në muzikë./Lajmi.net.