Nika: Lajmi – Reagimi nga Partia Demokratike :” Cungu e ka sjell firmen ‘’Copyright’’ ne Ulqin..” ?!

July 10, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan: Muhamet Nika

Që u  shpërnda  , si i këtillë, nga disa portale  mbase është shembulli më i mire se si nuk bënë të shkruhet një lajm  dhe i cili çalon në aspektin profesional , gjuhësor  etj. Kuptohet  në kuptimin e mesazhit bazë që  pretendon të ketë dhe duhet të ketë një lajm i shkruar shkurt , bukur dhe qartë…?!

 

Çka është lajmi në gazetari

– Ai  përmblidhet me  disa fjali dhe me siguri , që nuk është as vështrim , as  ese  dhe as  koment  etj, por  është një formë  e informimit – shkurt  dhe qartë.

Lajmi për të qenë i tillë,  detyrimisht ,duhet që  gazetari  t’i  japë përgjigje vetes në  3 pyetjet e imagjinuara, që  doemos  janë : Ku- Si dhe Pse…?! Për shembull , ku ndodhi  ngjarja?! Si ndodhi ngjarja? Dhe pse ndodhi ngjarja?!

Në lajmin e cekur – me natyrë të një  reagimi , nuk  i vërejmë këto  3 elemente dhe ç’ është më e keqja, sikur të ishte  shkruar nga dikush tjetër- jashtë shërbimit të  partisë, do kishim thënë se kemi të bëjmë me një lajthitje , sipas të cilës, Cungu , ia “ nguli  Gjekës… “?!!

Te konstatimi arrihet duke    shikuar fjalitë e fundit-  ashtu siç  janë  të dhëna  e  tepër konfuze-   thjeshtë nuk dihet se kush kujt “ po ia ngul..” në organizatë  turistike?!!

Shih  për konkretizim?!!

July 9, 2016….Në atë kohë  Maroviqi ishte kryesori I operacioneve , Cungu e ka numruar që ky nënshkrim tre muaj përpara zgjedhjeve të jashtezakonshme në Ulqin ti mundësoj mbështetjen Maroviqit dhe PDS .

Eshtë mashtruar mandej , por tash kërkon edhe më tej të gënjej. Dhe natyrisht ,rrezikshem të gaboj . Të tjerat janë shenja ,fotografi ,deklarata,dhe marrveshje . Për këtë arsye përpjekje ,vendosje ngulitur në këtë histori Fatmir Gjeka është qesharak, I varfer dhe I trishtuar .”

Pasi nuk po kuptojmë  diç më tepër  se sa ajo që u tha në titull të reagimit(besoj që nuk jemi të vetmit), duhet shtuar që nëse  Cungu, si kryetar “ që solli firmën “’COPYRIGHT’’  në Ulqin,  nga ana e tij me nënshkrim , nuk  e  bëri  akt zyrtar , duke e kaluar  nëpër  kuvend të Ulqinit, nuk kemi pse të shqetësohemi. Dihet se si  mund ta  mbikëqyr  me ligj kryetari i komunës – organizatën turistike.  Dhe aq më tepër  nëse ky nuk ka nënshkruar  as  ndonjë “ Raçun “ për këtë punë mbi bazën e marrëveshjes…?! Atëherë del se përgjegjës në këtë mes  janë ata,të cilët  i nënshkruan  “raçunat- faturat..” pa nxjerrë një vendim paraprak  nga organi – përfaqësues  dhe kontrollues  i drejtorit–Kuvendi?! Edhe plani i meremetimit(sanimit) – bie fjala, i nënshkruar nga Hajdinaga me Qeveri, pa u kaluar nëpër kuvend komunal të Ulqinit, nuk njihej i zyrtarizuar. Dhe Cungu , për ta bërë zyrtarizmin e futi  si pikë e rendit të ditës në kuvend.

Koha e Fuad Nimanit- nëse ka ekzistuar- ajo dihet që ka kaluar…, mendojmë kur  pa e pyetur kuvendin  fare – bëri rrush e kumbulla – buxhetin e vitit 2005 dhe  pa u merakosur ,  u thoshte këshilltarëve: “ Nuk u kallëzoj as sot as nesër…, dhe as pasnesër..?!! Kuptohet që ky ishte një shembull i keq , i cili nuk bën të zyrtarizohet si praktikë juridike.

Shtojmë , gjithashtu  për krahasim , që për të respektuar ligjin, Organizata Turistike e Tivatit-  pat ndenjur 2 vite të plota e bllokuar , pasi  që kuvendi  komunal- nuk  ia kish miratuar planin financiar. Drejtori i organizatës  bashkë me  tjetër – nuk ka tagër- mandat të shpërndajë mjete  pa pëlqim të kuvendit  ,  dhe si ia merr mendja…?!!

Përndryshe , nuk duam të shohim  përsëri- ëndrra të këqija, por nëse  ka ndodhë kështu  – Maroviqi  me disa tjerë, doemos se do fitojë shpejt “cimera”…?!!

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„