TV Teuta: Inspeksioni po kontrollon kontratat e dyshimta te OT Ulqin

July 10, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Organizata-turistike-e-UlqinitInspeksioni financiar ka disa ditë që po kontrollon dokumentacionin e Organizatës turistike të Ulqinit, ku në shënjestër është kryesisht kontrata e dyshimtë me kompaninë Copyright  nga Budva dhe zhdukja e 3000 eurove nga kasaforta vitin e kaluar, për cka akoma nuk është gjendur fajtori, raporton portali TV Teuta.

Kontrata me kompaninë nga Budva me vlerë 27.000 , ka kohë që tërheq vëmendjen e organeve shtetërore, prej kohës kur në krye të OT-s  ndodhej Zana Sarvan.