Vllahoviq ish-ministri malazez nuk përjashton rinegociimin e Demarkacioni

July 10, 2016   | Ngjarjet - Events

Ish-ministri i jashtëm malazez Milorad VlahoviqMali i Zi do të ishte i gatshëm që çështja e Demarkacionit të rinegociohej edhe njëherë.

Por se për këtë çështje që po kërkohet sidomos nga opozita kosovare, Podgorica zyrtare nuk sheh ndonjë qëllim direkt, dhe se kjo do të jetë në fund të fundit humbje e kohës dhe energjisë që do kishte rezultatin e njëjtë, njofton Klan Kosova.

Kështu ka thënë, të premten në Prishtinë, ish-shefi i diplomacisë malazeze, Milorad Vlahovic.

Në një diskutim të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlahovic, pos kësaj ka refuzuar të thotë se nëse është e drejtë nga BE-ja që ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i është vendosur Kosovës, si kusht për liberalizimin e vizave.

Përndryshe, diplomati nga vendi fqinjë që është dhe ish-ambasador i Malit të Zi në SHBA, ka thënë rruga drejt anëtarësimit në BE për të dyja shtete është e pandalshme dhe se Podgorica zyrtare, ndihet krenare shumë që e ka pranuar shtetin e pavarur të Kosovës, përkundër kundërshtimeve të ashpra sidomos nga Serbia.