Gold AG shkon”N’Deti” me dy dialekte Kosovarçe alla Shqiptarçe – Video

July 11, 2016   | Lajmet / Vijesti

Gold AG-ne DetiPas pauzës gjatë muajit të Ramazanit, Gold Ag do të vijë menjëherë me projektin e tij të ri.

Reperi i njohur për GazetënExpress ka zbuluar detaje ekskluzive nga kjo këngë, për tekstin e së cilës është kujdesur si gjithmonë vetë.

“Kënga flet për takimin e dy shqiptarëve që flasin shqip, por që nuk kuptohen mes veti me dialekte”, thotë Goldi, i cili në këngë do të interpretojë në dy dialekte.

Veç këngës, artistin do ta shohim teksa sfidon vetën edhe në aktrim, pasi në videoklipin e këngës ai do të luajë disa role.

Muzika është bërë nga De Vox ndërsa për vizuelizimin e saj është kujdesur Urban Graphics. Ky projekt do të publikohet nesër rreth orës 18:00./GazetaExpress/