Sezoni turistik, në Shtojë hapet sërish ambulanca
July 11, 2016 | Ngjarjet - Events
Në bashkësin lokale të Shtojit u bë domosdoshmëri ngritjen e qendrës shëndetësore për shkak të fluksit të lartë të musafirëve që po i pret ky lokalitet.
Sot në Shtoj pas disa viteve rihapet përsëri ambulanca shëndetësore që do të punojë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit, raporton portali TV Teuta.
Ambulanaca do të jetë në shërbim të vendasëve dhe mysafirëve gjatë sezonit veror, ku do të punohet në dy turne.
Hapja e ambulancës në këtë zonë të qytetit ka qenë më e se nevojshme pasi që këtu frekueton një numër i madh i turistëve të cilët nuk do të kenë nevojë të vizitohen në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin.





