Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi në tetor 2016
July 11, 2016 | Ngjarjet - Events
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen më 16 tetor, ka njoftuar kabineti i presidentit, Filip Vujanoviq.
Zoti Vujanoviq sot i ka shpallur zgjedhjet, ndërsa të gjitha veprimet në kuadër të procesit zgjedhor fillojnë në ditën e marrjes së vendimit, raporton agjencia Beta nga Podgorica.
Këto do të jenë zgjedhjet e 10-ta parlamentare, prej rënies së regjimit komunist, ndërsa të katërtat prej se Mali i Zi është shtet i pavarur.
Radio Evropa e Lirë © 2016 RFE/RL





