Asamblisti Ulqinak në New York, kërkon rizgjedhjen

July 12, 2016   | Bota

Mark Gjonaj-1Mark Gjonaj me prejardhje nga Reçi i Ulqinit, është asamblisti shqiptar i zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2012 në shtetin e New York-ut.

Tash, kur do të mbahen zgjedhjet sërish, Gjonaj po kërkon votën e shtetasve amerikanë, në veçanti shqiptarëve, shkruan lajmi.net

Në një ftesë drejtuar simpatizantëve të tij, Gjonaj ka thirr për takim i cili do të mbahet sot në 18:00 sipas orës lokale në Bronx.

Në ftesë thuhet që, ata që s’mund të marrin pjesë në tubim, mund t’i shkruajnë e-mail përkrahjeje Gjonajt.

Deputeti i parë shqiptar në SHBA, në vitin 2013 kishte propozuar që Asambleja e shtetit të New York-ut të miratonte një rezultë për shpalljen e shtetit të pavarur të Kosovës më 17 shkurt.

Rezulta e sponsorizuar prej tij ishte miratuar, e përcakton Ditën e Pavarësisë së Kosovës si ngjarje historike dhe si shembull i luftës për liri të popujve anë e mbanë botës. /lajmi.net

Mark Gjonaj-