Ja çka ndodhi sot në Kuvend të Malit të Zi

July 12, 2016   | Ngjarjet - Events

Demokratski-Front-FD në Kuvend hap pllakatën ”Kosova është Serbi”

Deputetët e Demokracisë së re serbe (NOVA) dhe Partisë Popullore Demokratike (DNP) sot në korridorin e Kuvendit të Malit të Zi kanë hapur transparentin ”Populli i Malit të Zi nuk të ka pranuar, Kosova është zemra e Serbisë”. Ata këtë veprim e bënë para ardhjes së kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta, i cili sot deputetëve të Kuvendin të Mali të Zi u është drejtuar në gjuhën shqipe dhe në të ardhmen edhe deputetët shqiptar do ta kenë mundësin të flasin shqip në Kuvend. Në Kuvend shqip ka folur sot edhe Millan Knezheviq i cili kishte një mesazh për Metën.

“Sot, akti më i turpshëm i njohjes së Kosovës merr edhe aktin final për shkak se Kryeministri Millo Gjukanoviq sot merr dekoratë të lartë nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë”, tha deputeti Slaven Radunoviq. “Me këtë akt duam të tregojmë se populli i Malit të Zi kurrë nuk do ta pranoj Kosovën dhe sa të vijmë në pushtet do anulojmë njohjen e Kosovës, u tha në konferencën për shtyp.

TVCG