Sot Parlamenti Malazez “Flet” Shqip

July 12, 2016   | Shtypi / Mediji

PARLAMENTI-MALAZEZ-FLET SHQIPParlamentin e Malit te Zi u dëgjua gjuha shqipe. I takoi kryeparlamentarit shqiptar Ilir Meta, qe me nje fjalim te mbajtur përpara ligjvënësve, te përuronte edhe instalimin e përkthimit ne shqip ne kete parlament, duke e cilësuar ate nje arritje demokratike. Fjala e Metes ne Kuvend u bojkotua nga deputete te partive proserbe qe mbanin ne duar nje parulle ku shkruhej, “Kosova është Serbi”.

Kreu i parlamentit ndodhet per nje vizite zyrtare ne Mal te Zi, ku është pritur nga presidenti Filip Vujanoviç, me te cilin vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rendesine strategjike te projekteve rajonale si “TAP” dhe “Korridori Blu”. Meta ka kërkuar qe te behet me shume per shqiptaret, te respektohen simbolet e tyre kombëtare dhe te drejtat e pronës.

Koha Vizion