Budva ndigjon në festival Era Istrefin – Video
Ekskluzive: Era Istrefi dëgjohet në festivalin më të madh në Budva (Video)
Suksesi i yllit kosovar me këngën “BonBon” nuk po ka të ndalur. Kënga tashmë ka bërë xhiron e botës duke u dëgjuar gjithandej dhe nuk ka të ndalur.
E më e fundit vjen nga Budva ku lajmi.net ka siguruar një video ku dëgjohet “BonBon” në festivalin më të madh muzikor “Sea Dance Festival”, i cili zhvillohet në “Jaz Beach” shkruan lajmi.net.
Festivali ka nisur sot dhe do të zgjasë deri të shtunën. Në këtë festival pritet të marrin pjesë Dj-të më të njohur botëror por edhe këngëtarë të njohur nga bota.
Ndryshe Era Istrefi me këngën “BonBon” po arrin shifrën e 100 milionë klikimeve në Youtube, që vërteton suksesin e garantuar të këngëtares shqiptare./Lajmi.net.





