Intervistë me Imzot Zef Gashi ish Kryeipeshkevi i Tivarit në emisionin Portreti

July 14, 2016   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Intervistë me Imzot Zef Gashi ish Kryeipeshkevi i TivaritÇdo të hënë në ora 21: në televizionin Teuta mund të ndiqni emisionin dokumentar “Portreti” me gazetaren Hatixhe Nelaj

Në këtë emision flet ish Kryeipeshkvi i Tivarit im Zot Zef Gashi,i cili një theks të veçantë i dha diskriminimit të shqiptarëve në këtë komunë.Duke folur për këtë dukuri Gashi shprehet se është munduar që predikimet ti bëjë në gjuhën amtare,por shpesh nuk ka hasur në mirëkuptim,pasi që shumica e shqiptarëve deklarohen si malazes apo kroat.

Ndiqni videon në vazhdim.

Biografia e Imzot Zef Gashi

Shkruan: Luigj Sopi (Zvicër)

Me 04.12.2013 në Tivar dhe Tuz të Malit të Zi, Imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit në praninë e musafirëve të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare e më gjerë, argjiipeshkvijë, ipeshkvijë, meshtar, rregulltar e rregulltare si dhe një numër i madh i besimtarëve, vërtetë vëllazërisht dhe në një ceremoni solemne kremtoi 75 vjetorin e lindjës.

Vlenë të thekësohet se mons. Gashi me këtë rastë e përvjetor të bukur njëkohësisht festoi edhe 45 vjetorin e shugurimit të tij meshtarak si dhe 15 vjetorin e shugurimit ipeshkvor.

Mons. Gashi, njeri i Zotit dhe popullit, njeri i punës dhe sakrificës, modest, spirituoz e i dashur për të gjithë, është i njohur për veprimtarinë dhe punën e pakursyeshme në shërbim të Zotit, të Kishës-popullit dhe i cili gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij kontibuoi shumë në lëmin e kulturës shqiptare.

Një biografi e shkurt e Mons. Zef Gashi, kryeipeshkëv

Mons. Zef Gashi u lind në Peshter (afër Prishtinës) më; 04. dhjetor 1938. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje.

Thirrja meshtarake e mons. Zef Gashi, lidhet ngusht me punën dhe veprimtarinë e Salezianëve Sllovenë që atëherë vepronin në famullinë e Janjevës dhe filialen e saj në Peshter. Veprimtaria e tyre baritore, ndonëse me shumë sakrifica nxiti atëherë djaloshin e vogël Zef Gashin, pra në një moshë shumë të re të mendoj për të ardhmen e tij nga edhe u përcaktua që të jetë në shërbim të Zotit dhe vëllaut njeri.

Ky vendim u kurorëzua kryesisht gjatë përgatitjes për krezmim që ndodhë në vitin 1952., në kishën e Shën Nikollës në Janjevë. Atë ditë i ndriçuar nga Shpirti Shenjt dhe i përforcuar nga shtatë Dhuratat e Tij, përfundimisht u vulos vullneti i tashmë mons. Zef Gashit për t`u nisur në seminar, për t`u përgaditë dhe shërbyer Zotit.

Në vjeshtën e vitit 1955., hynë në shoqërinë saleziane dhe me sukses kryen gjimnazin klasik në Rijekë (Kroaci) në vitin 1959. Më pas qysh vitin 1960., hyri në noviciat dhe pikërisht me 24. 08. 1961., i jep edhe kushtet e Para në Kongregatën Seleziane. Kurse, me 29. 08. 1967., bënë Kushtet e Përjetshme dhe me 29. 06. 1969., shugurohet meshtar, në Zagreb (Kroaci).

Meshën e Parë ia kushtoi Zotit më 13. korrik të po këtij viti, në vendlindje. Për 22 vjet me radhë shërbeu si famullitar në Prishtinë e Peshter, detyrë të cilën e ushtroi deri në vitin 1992.

Nga 12. shtatori 1992 e deri më 10 korrik të këtij viti, kur nga Selia Shenjte u emërua kryeipeshkëv i Tivarit, shërbeu si Drejtor i Institutit Katekistik Kombëtar në Shkodër, brenda të cilit edhe themeloi Shkollën katekistike katër vjeçare. Gjatë kësaj kohe mons Gashi shërbeu edhe si famullitar i famullisë së Berdicës, Trushit e Grudës së re.

Me 10. 07. 1998., Ati Shenjt Gjon Pali II e emëron Arqipeshkëv të Tivarit. Shugurimin ipeshkvor e pranoi me 19. 09. 1998., në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, ndërsa intronizimin në Arqipeshkvinë e Tivarit e ka pasur me 30. 10. 1998.

Disa etapa të jetës së tij meshtarake:

– Famullitar i Prishtinës për 22 vjet (1970-1992).

– Edukator në Shkodër për 6 vjet (1992-1998), themelues i Institutit Katekistik kombtar në Shkodër.

– Kryeipeshkëv në Tivar për 15 vjet (1998-2013).

– Një kohë (për një vit ) pas vdekjës së papritur të Imzot Mark Sopi (Ipeshkëv i Administratës Apostolike në Prizren), mons. Gashi poashtu me dashuri drejtoi Administratën Apostolike të Prizrenit.

– Vitin 2010, ishte i Dërguari i posaçëm i Papës Benediktit XVI për festën e 100 vjetorit të lindjes Nënë Terezës, që u kremtua në mënyrë solemne në Katedralen e Prishtinës. Kremte kjo në të cilën morën pjesë poashtu shumë udhëheqës Kishtar nga mbarë trojet shqiptare e më gjerë.Me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë ishte poashtu delegat i Selisë së Shejte.

Veprimtaria kulturore

Veprimtaria kulturore e mons. Zef Gashit është shumë e bëgatëshme, veprimtari kjo e cila u zhvillua në Prishtinë, Shkodër, Tivar.

Mons Zef Gashi, përktheu (nga Italishtja, Kroatishja, Slovenishja etj) shumë tekste në shqip.

– Pregaditi tekste liturgjike (leksionarët „ABC“, „Shenjtërit“, „Ritualet“, „Sakramentet“)

– Tekste katekistike („Katekizmi i vogël“, „Drita hyjnore“ etj.).

Botoi edhe leksikonin „ABC“ (1975-76) në Ciklostil.

Mons Gashi, vite me radhë ishte edhe bashkëpunëtor i ngushtë i revistës DRITA (organ i Administraturës Apostolike të Prizrenit), ku bashkpunoj ngusht me kryeredaktorët e revistës DRITA si mons. Nikollë Mini, mons. Damjani Kurti, mons. P. Hil Kabashi, dr. Lush Gjergji. etj

Botime tjera nga mons. Gashi janë edhe jetëshkrimet „Don Bosko“, „Shën Dominik Savio“, pastaj veprat „Të gjithë më duan vetëm babai jo“, „Dita me Zotin“ si dhe 5 lekcionarë liturgjikë, një libër këngësh korale dhe gazeta „Rrezja e Dritës“ – organ i Institutit Katekistik Kombëtar, pastaj, „Letra dhe dokumente të Pjetër Bogdanit“, „Duaje Zotin me gjithë zemër“ dhe „Zoti në jetën time“. Mandej: “Kuvendi i Arbënit” (botue me 2003) dhe te don Simon Filipajt: “Historia e shëlbimit” , “Drita hyjnore” , ”jeta e Jezu Krishtit” , “Predikime “,”Vezhgime biblike”.