Surprizë Ledrit në Ulqin: Kur mendon që të martohet – Video

July 14, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Ditëlindja e Ledri Vula në UlqinLedri Vula para katër ditësh ka festuar ditëlindjen e tij të 30-të.

Atij në Ulqin i është përgatitur një surprizë nga prindërit e tij dhe nga miqtë dhe ky organizim është përcjell edhe nga televizioni 21 shkruan Gazeta Express.

Gjatë një storie të transmetuar në këtë televizion nga ditëlindja e reperit, shihet edhe një pjesë ku Ledri i është përgjigjur pyetjeve të kolegëve dhe pyetja më e shpeshtë ka qenë se kur mendon ai që të martohet.

Ledri ka thënë se kohëve të fundit kanë filluar që t’ia ndjellin martesën por këtë gjë ai nuk e ka ndërmend pasi që është i fokusuar në karrierë.

Në videon më poshtë keni edhe momentet nga surpriza e bërë./Gazeta Express/