Gvozdenoviq: Prodhimi i mundshëm i kripës në Ulqin

July 19, 2016   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Branimir Gvozdenovic-Pirana-Solana-SLOMinistri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe kryetari i Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike parqet nacionale Urosh Andriasheviq vizituan Kriporen Piran në Slloveni, raporton portali Ul.info.

Vizita është organizuar me qëllim njohjen e procesit të prodhimit të kripës në Piran dhe analizës së mundësive të implementimit të modelit të njëjtë prodhues në Mal të Zi, në mënyrë që gjatë këtij viti, në masë të mundshme, do të iniciohet ky aktivitet në Kripore në Ulqin.

“Shembulli i prodhimit të kripës në mënyrën më tradicionale, i cili është i pranishëm në Kriporen e Piranës, na jep të drejtë që të shpresojmë që nga ky vit do të jetë e mundshme ripërtëritja e prodhimit në Ulqin, në sasi në pajtim me mundësit momentale. Po ashtu, jemi të inkurajuar me atë çfarë pamë, sepse në hapësirën dyfish më të vogël seç është ajo kriporja e Ulqinit, në mënyrë të suksesshme funksionon prodhimi i kripës, prodhimi i produkteve kozmetike dhe shëndetësore, turizmi shëndetësor dhe parku i natyrës”, theksoi ministri Gvozdenoviq dhe paralajmëroi ardhjen në Ulqin të përfaqësuesve të Kripores Piran.