Kuvendi i Ulqinit pa kvorum rreth objekteve të përkohshme

July 19, 2016   | Ngjarjet - Events

Kuvendi-Komunal-UlqinNga Muhamet Nika

Këshilltari  B. Bashoviq – po duket,   ia  mbath  nga frika  e përgjegjësisë… ?!

Ai në fillim , të diskutimit të tij, kish cekur që vendimi kështu si propozohet ishte keqpërdorim klasik i nenit 58 të ligjit për pushtetin lokal. Duke arsyetuar , që  neni i cekur  , i jep të drejtë  kryetarit të  komunës të nënshkruaj vendime  “në emër të kuvendit” , në situata të jashtëzakonshme – që nuk i patëm, si  në kohë  :  termetesh –  vërshimesh , gjendje lufte e  tjera.

“Gergavinat – gojtë e liga “ flasin se në program  janë furur edhe  ato objekte ndërtimore( si –bazene etj…),  që   inspeksioni republikan ka urdhëruar të prishen….?!!Ose objekte afariste që kanë nisur nga themelet me kallëzime penale….?!

Kjo u pa të ndodhi, pasi komisioni i ligjeve  të cilin e kryeson –Bashoviq,  i kish  propozuar  kuvendit – votimin e  vendimit jashtë ligjit  dhe ai po duket ish i vetëdijshëm për pasojat eventuale nesër….?!Për çudi në kuvend patën mbetur vetëm 13 këshilltarë(dëshmitarë) të çështjes…, ogurzezë hebraike….?!

Pas atyre  të Boros  Në kuvend , na zuri veshi edhe do akuza  tjera të radhës, kur ata që e braktisën –  thanë për ata që mbeten në kuvend,  se këtë po e bënin , thjeshtë  pasi  në pyetje ishin interesat e tyre personale duke abuzuar në emër të popullit- interesit të përgjithshëm me ligj…. ?!

Por që këshilltarët e ikur  të kthehen në kuvend  , nuk  ndihmuan as sugjerimet  dhe” betë”  e deputetit Genc  Nimanbegu – se  me këtë propozim plani të plotësuar  e të firmosur   nga   Cungu  e  Radoviq qëllimi kish qenë i mirë.  Si dhe po ashtu nuk ndihmoi , as kërcënimi  i ish – nënkryetar A Mavriq, i cili i kërcënoi  këshilltarët e PD-së,  që nëse këta , nuk  iu  votojnë  objektet e përkohshme – tokën  e komunës  (me pak pare..)?” Këta të Forcës – nuk do t’iu  votojnë Met Gjonin  për nënkryetar të komunës..?!

Një kërcënim disi  pak sa  i çuditshëm…?!

Ishalla këtyre të PD-së , iu ndien për Metin si nënkryetar – përndryshe objektet u mbeten pa leje…?!!

Tjetër – Gjithashtu  u dyshua , se me këtë vendim përfitonin  edhe ata persona  që  objektet e tyre nuk hynin në këtë kategori  për pagesë  minimale…. Mendohej në objektet super luksoze dhe  në disa  kate  …?!.

Vërejtje dhe  dyshime reale-ai  ngriti edhe   në punën e  komisionit të   tenderave   i cili  po duket  me vite po vazhdon praktikën e anulimit të tyre – kuptohet  kur ata nuk i fitonte pala , me të cilën , funksionarët e lartë të komunës kishin qenë në  ”marrëveshje paraprake si  rasti i parkingut   “ te Vraçari- në Ranë. Enigmë tjetër ishte për kuvend se kush e cakton çmimin… që një hapësirë atraktive  të  kushtonte disa dhjetra mija euro– që fitohej me pak para – nga të njëjtit persona dhe prej rastit në rast – pa pëlqim të kuvendit rreth çmimit …?!

Si rezultat i gjithë kësaj pune të personave që udhëheqin me tendera-  u tha se  sot   komuna paguan shpesh shuma të majme parash në  procese  të ndryshme gjyqsore dhe  për të cilat askush nuk kollitet .?!