Era “Bonbon” vjen me një version “remix” nga DJ i famshëm

July 20, 2016   | Lajmet / Vijesti

ERA-ISTREFI-BONBONFama e “Bonbon” prej kohësh ka marrë një famë botërore dhe duket se tashmë ajo ka rënë në duart e DJ të famshëm marshmello.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Era Istrefi ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se DJ do të sjellë një version “remix” të superhitit “Bonbon”.

Ndërkohë që ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve në kanalin e “Youtube”, rreth një muaji më parë Istrefi ka publikuar edhe versionin anglisht të këngës së suksesshme.

Top Channel

YouTube Preview Image