Keshilli parlamentar ne Mal te Zi ka përkrah propozim rezolutën për tërheqjen e fjalorit malazez

July 25, 2016   | Kulturë / Kultura

crnogorski Rjecnik,Këshilli parlamentar me shumicë votash e ka përkrah propozim rezolutën për tërheqjen e fjalorit malazez

Këshilli parlamentar për arsim, shkencë, kulture e sport sot me shumicë votash e ka përkrah propozim rezolutën me të cilën kërkohet që akademia malazeze e shkencave dhe të arteve ta tërheq fjalorin e gjuhës dhe letërsisë popullore malazeze. Rezolutën e kanë dorëzuar deputetet Nik Gjeloshaj dhe Genci Nimanbegu. Në propozim rezolutë theksohet se përfaqësuesit e qytetareve dhe të popujve në kuvendin e Malit të Zi i vlerësojnë si fyese pjesët e fjalorit që kanë të bëjnë me kualifikimet poshtëruese për shqiptarët, boshnjakët dhe pjesëtarët e fesë islame.

Pro rezolutës kanë votuar deputetët e PDS dhe deputeti i partisë liberale. Kundër ka qenë deputetja e FD kurse i përmbajtur ishte një deputet i PDS. Gjeloshaj ka përsëritur se me publikimin e fjalorit disa dispozita që kanë të bëjnë me shqiptaret, malësoret dhe pjesëtarët e besimit islam janë pretencioze, fyese dhe të papranueshme, bile edhe për shtetin e Malit të Zi.

TVCG