Nika: Shumë interesant-serbomalazezt e ulqinit nuk marrin pjesë në mbledhje të kuvendit dhe e braktisin atë…?!!

July 25, 2016   | Opinione

Muhamet-NikaShkruan Muhamet Nika

Kuvendi i Ulqinit , sot pati sukses të  kalojë vendimin SHUMË TË PËRFOLUR  për objektet e përkohshme – i cili nga kryetari për dispozita – Boro Bashoviq – DPS, ishte cilësuar  si i jashtëligjshëm….?!

Mbase ia vlen të veçohet se në punën e tij , për herë të parë – pas viteve 90 e këtej, i ra që në Procesin e votimit , të mos merrte pjesë asnjë malazi…Besoj se jeni dakord që nuk kishte të bënte  me bojkot do si do  E TË RASTËSISHËM  të tyrin…., por   sipas neve me   një frikë  respekt  institucional , të arsyeshëm – kundër  shkeljes së  ligjit!  Ata  po duket – nuk kanë miq si ne-  naltë…  dhe nuk janë  trima si na-  shqiptarët….?!   Kur me ” kvorum “, mendojmë se  mund të ndajmë përgjegjësitë  eventuale të shkeljes  ligjore  me tjerët . Duke  prodhuar  kështu-  privatizimin dhe kriminalizimin  total të  pushtetit në mënyrë institucionale…?!

 A  U PËRSËRIT  RASTI I BUDVËS  SI PROCEDURË….,

Me gjithë  atë – rasti i arrestimit të  udhëheqjes së Budvës- para disa kohëve , me ç’rast  u arrestuan një pjesë bukur e madhe e udhëheqjes  komunale  edhe pse materialin  e kishin kaluar , ngjashëm – me votë në kuvend , flet mjaftueshëm  që nuk ka ndarje të përgjegjësive, kur janë në pyetje shkeljet ligjore…?!

Në kuvend pati këshilltarë të pozitës dhe të opozitës  të cilët  bënë” kuorum”- votuan  sipas interesave, por kësaj radhe  NUK  MUNGOI  AS  URA me përfaqësues të sajin..?!!

Për habi , pati nga  ata  që nuk erdhën fare në mbledhje. Përjashtim  të pa pritur këtu – bëri kësaj radhe , PARTIA DEMOKRATIKE, e cila për hatër të zgjedhjes së Met Gjonit- nënkryetar,pranoi  t’i  shtrinte….. Forcës –  me përdhunë…?!!

Ishalla , nuk merret kush me ta nga hetuesia….., por   pasi,  me siguri që në këtë situatë- nuk votuan për patriotizëm , kur shkelën ligjin- veçse dëmtuan  buxhetin e komunës…., pak  kush do t’i qante nesër   po ta pësonin..?!!

Bile  jemi të  bindur se nuk do të kishte kush të protestonte  , për  ta– para komune,  si protestuan  qytetarët në   rastin  e  aferës së pushtetit të Budvës…..?!!

 

Spisak-odbornika-skupstine-Ulcinj

Lista e këshilltarëve të kuvendit :Emrat e këshilltarëve me të kuqe – janë ata të cilëve nuk iu ndien dhe kalojnë edhe nëpër të kuqe-  që me ligj është  kuptohet rreptësishtë e ndaluar…?! ME SIGURI KËTO NË KËTË  PUNË NUK BESOJMË SE MBAJNË  ASHTU  KOT , VETËM  KANDILIN …?!

Zapisnik-komisije-skupstine-Ulcinj

Shih – nga anëtarët e komisionit që anuluan tenderin e fituar për LLuna Park, në Shtoj- pati guximin të jetë kundër – vetëm anëtari i komisionit: LLUKA MARNIKOVIQ –DPS, kurse ARBEN TAGANI (DPS) dhe SAUBIH MEHMETI( LD në MZ), mbajtën kandilin…, përkohësisht..?!!

Duke përfunduar- me Luna park,  po shtojmë se ka shumë mundësi ,  të na dalë  nesër , edhe një proces” i fituar gjyqësor” – si ai me parking –Ke Vraçari, kur Hajdinaga , anuloi tenderin e fituar nga një serbo-malazi… , i cili me gjyq ,  pastaj , na i fitoi nja 30 mijë euro për dëmin e krijuar nga komuna…?!

 Përflitet se atëherë tenderi u anulua për hatër të njërit- i cili për të mos  humbur  parkingun e lokalit …., i  kish thënë palës që fitoi  kontestin : “ EVO KU..C   ĆEŠ DOBITI..“. Por ai , me gjithë atë- fitoi paratë nga komuna si zhdëmtim,  kurse atë “senin e ofruar e të përmendur..”,  si zakonisht në fund  e  “fitoi “  komuna…?!!

 

(vazhdon)- SKANDALI  I RADHËS:  VOTOHET   KOMISIONIN KOMUNAL ZGJEDHOR,  NË PËRBËRJE TË TIJ,  PËRSËRI  ULËN KËMBË KRYQ FALSIFIKATORËT DHE MASHTRUESIT E ARGUMENTUR  EDHE  NGA INSPEKTORËT….

 

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„