Aktakuzë kundër një shtetasi të Malit të Zi për kontrabandim me migrantë

July 28, 2016   | Bota

kontrabandim me migrantëProkuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot se ka ngritur një aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër M.Sh., shtetas i Malit të Zi, për kontrabandim me migrantë, duke organizuar hyrjen e tyre ilegale në shtetet e Bashkimit Evropian.

Prokuroria njofton se gjatë këtij vitit, sipas urdhër arrestit ndërkombëtar, i akuzuari M. Sh. është arrestuar në Austri dhe është sjellë në Kosovë.

I akuzuari M.Sh. është akuzuar edhe për falsifikim të dokumenteve, pasi që prokuroria ka vërtetuar se i njëjti ka përpiluar një dokument të falsifikuar – lejen e qëndrimit të Gjermanisë – të cilën e ka vendosur në pasaportën e të dëmtuarit A.H.