Çfarë di Safet Beci për blerjen e votave në Ulqin?

July 28, 2016   | Politika

Safet-Beci-DanASFALTIME PARAZGJEDHORE DHE PUNËSIME PARTIAKE NË KOMUNË

Kontrolluesi nga radhët e opozitës në Komunë të Ulqinit Safet Beci ka deklaruar se në këtë vetëqeverisje lokale tentojnë të shpenzojnë 150 mijë euro shtesë për asfaltimin e rrugëve lokale, edhe pse këtë vit për këtë qëllim janë shpenzuar 136 mijë euro, raporton portali Ul.info.

Ai për “Dan” tha se me buxhetin e këtij viti për këtë qellim janë planifikuar 150 mijë euro, duke theksuar se është e qartë që kemi të bëjnë me qëllim që në këtë mënyrë të fitohen votat.

Sipas fjalëve të tija, në Komunë të Ulqinit, nëpërmjet kontratave për punë të përkohshme, po bëhen punësime të paligjshme partiake.

“Bashkëpunimi me pushtetin lokal po shkon shumë vështirë dhe kjo më së shumti ka të bëjë me marrjen e të dhënave edhe pse nga kryetari i Komunës më siguron që asgjë nuk fshehin”, tha Beci duke shtuar se akoma nuk ka fituar informacion për realizimin e buxhetit, borxhlinjtë tatimor dhe investime kapitale.