Nika: Partitë shqiptare pritet ta pësojnë në zgjedhjet parlamentare të 2016- tës ?!

July 28, 2016   | Opinione

Muhamet NikaSHKRUAN MUHAMET NIKA

 

Dihet se një njeri , nuk mund që  në të njëjtën kohë  të vështrojë  dy fotografi të ngjashme – e aq më tepër , nëse fotografitë dallojnë  vetëm në përmasa.

 Kuptohet se ai , në këto situata , do të përcaktohet  të shikojë  ,  fotografinë me përmasa më të mëdha .

Pasi   aktualisht , jemi në vit zgjedhor- ku karshi partive nacionale – garon edhe DPS-i,  mbi bazën e logjikës së fotografive, dhe  të “vlimeve  politike “në kuvendin republikan”-  s’ka dyshim se  zgjedhësit , kësaj radhe do të përcaktohen , për fotografinë e përmasave më të mëdha – PËR  DPS….?! KËTË E THEMI NGA  PËRVOJA PERSONALE.

Se si janë përmasat e “dy fotografive ..”, për momentin , analizo disa nga titujt e portaleve :

  1. Meta i dorëzon Gjukanoviqit “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” • KOHA
  2. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në vijim të vizitës së tij në Mal të Zi zhvilloi sot një takim me deputetët shqiptarë të Parlamentit malazez

 

Ilir-Meta me deputetët shqiptarë të Parlamentin e Malit te Zi

  1. Meta falënderon Djukanovic-in për vëmendjen ndaj shqiptarëve në Mal të Zi
  2. Gazetat e rajonit: Debatet e forta për Nimanbegun flet shqip ne parlamentin e Malit të Zi, acarohen deputetet proserb
  3. Keshilli parlamentar ne Mal te Zi ka përkrah propozim rezolutën për tërheqjen e fjalorit malazez të Genc Niman Begut dhe Nikë Gjeloshit.

 

Si arrijmë deri te ky konstatim?!
Diku para 20 viteve , skena politike malazeze , ishte e polarizuar , po thuaj se si sot në mes të pozitës dhe opozitës. Në mesin e tyre , kuptohet që ishim 4 deputetë shqiptarë: Bardhi , Dinosha, Nika dhe Gjoni. Në këtë kohë- kuptohet që , deputetëve shqiptarë iu imponua të vetë rreshtoheshin pro DPSi-it, i cili pranoi që me ne të nënshkruaj – minimumin për parimet demokratike…, por që më vonë nuk kam dëgjuar të jetë ulur më në tavolinë për të biseduar për to zyrtarisht, përveç ndoshta të atyre bisedave të cilat mund të kenë qenë të mbyllura për opinion. Mirëpo , kam evidentuar , se ndonjëri prej politikanëve shqiptarë të ketë thënë se më kanë mashtruar-Bardhi …?!
Atëherë politika shqiptare shënoi do arritje jo fort kozmetike si: Përparim në informim , arsim -në ndërrimin e plan progrmeve- kornizat…, Fakullteti i Mësuesisë në Podgoricë…, u trasuan kornizat për vend kalimet me Shqipërinë…, pastaj edhe më konkret u arrit të nisë punën   një orë emision në gjuhën shqipe – në vend  se  gjysmë ore, ndërrimi komplet  i  redaksisë së televizionit shqiptar në gjuhën shqipe- futja  e disa faqeve- shqip , në Polisin e Podgoricës, Financimi  i Kohës Javore …, emërimi i  komandantit të policisë në Katërkollë- shqiptar (Met Gjoni- Filip Vujanoviq), çuarja  e të rinjve shqiptarë në Danillograd- për polic( u konkretizua  në kohën e Gjekës) , legalizimi i diplomave të Tiranës dhe të Prishtinës etj.etj .Dhe për çudi , në fund , populli (zgjedhësi), shqiptar u përcaktua të votojë partinë në pushtet,  në vend se partitë nacionale. Nga 4 deputetë  , në zgjedhje u  fituan vetëm 2 ?!
Po duket se ky skenar , po luhet edhe këtyre ditëve
– Kur politika shqiptare e shtetit amë, fton shqiptarët- në mënyrë të tërthortë të votojnë DPS-në , duke nxjerrë në plan të parë shqiptarët e DPSit- kuptohet se deputetëve nacionalë- nuk u këndohet mirë…, dhe shihet qartë se ku rrahin çekiçat?!
Por dua të kujtoj  , që edhe dikur – fitorja e parë, mbaj mend të ketë nisur përmes shqiptarëve….?!

Atëherë neve deputetëve shqiptarë në parlament- na u ofrua nga DPS-i, një rezolutë për nënshkrim , me të cilën duhej të njoftonim Kongresin Amerikan , në kuadër të vizitës që parashihej …, se Kongresi Amerikan ,  është mire  të përkrahte Gjukanoviqin …, sepse  është duke na mbrojtur nga politika e Millosheviqit në  Mal të Zi- Kështu edhe ndodhi.

Ata që shkuan edhe e nënshkruan ate, sepse e kishin si kusht të vizitës. Po edhe sot situatat janë të ngjashme dhe komentet janë të tepërta.

Ilir-Meta-Milo-Gjukanovic-Tiranë

Analizo këtë fotografi  e cila  shihet se jep më shumë  mesazhe sigurie – në prag të zgjedhjeve dhe që është “ me përmasa më të mëdha …”- mikse ,  turbo- shopska…?!

 Shih puna është edhe më e qartë , kur edhe Dinosha – si ambasador është vënë në shërbim  të çështjes së fitores së zgjedhjeve nga DPS…?!!!

ANDAJ NISUR NGA PËRVOJA….., ZGJEDHJET- sipas neve, DUHET  ANULUAR…?!!!

–  Profeti  Muhamed as. këshillon : I marrë është ai njeri , që lejon ta kafshojë gjarpëri , dy herë –  prej të njëjtës birë…?!!!

 

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„