Balkan Dance në Ulqin me 6 dhe 7 gusht 2016

July 29, 2016   | Lajmet / Vijesti

Balkan Dance-Ulqin-Ulcinj-MontenegroBalkan dance 2016

Në Ulqin në periudhën me 6 dhe 7 gusht 2016, Balkan Dance në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit do të organizojnë festivalin Balkan Dance që do të mbahet në plazhin Copacabana në plazhin e madh. Sigurisht që ky festival ka një rëndësi të madhe për promovimin e ofertës turistike të qytetit tonë, ku në kuadër të këtij festivali përveç disa emrave të njohur të muzikës nga rajoni siç janë Aco Pejoviq, Sasha Matiq, Sars dhe shumë Dj nga vendi dhe rajoni, do të mbahet edhe turniri në futboll me emrin Balkan Beach soccer.

Ky festival do të ndikoje edhe më tepër në pozicionimin e Ulqinit në hartën e aktiviteteve dhe festivaleve pranverore dhe verore.

Copacaba, Plazha e madhe, Ulqin 2016

YouTube Preview Image