Kryetari Cungu, priti në një takim përfaqësuesit e Fondacionit Konrad Adenauer

July 29, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Nazif-Cungu-Konrad Adenauer-Ulqin-UlcinjKryetari i Ulqinit Nazif Cungu , priti në një takim  përfaqësuesit e Fondacionit Konrad Adenauer

Drejtori i  zyres për Serbi dhe Mal të Zi  Norbert Bekman Dierken dhe  përfaqësuesja  për Mal të Zi , Sanija Shlivancanin  folën për Fondacionin , bashkëpunimin  ndërkombëtar që ka ai, qëllimet e fondacionit  , punën në parteritet  dhe projektet që mbështet. U tha që me ndihmën e zyrave  ne shumë vende   fondacioni jep  kontribut për  nxitjen e demokracisë , të shtetit të së drejtës  dhe ekonomisë sociale  të tregut .

Fonadacioni  mbeshtet ne menyre te vazhdueshme  dialogun  politik  dhe  komunikimin  mes kulturave  dhe besimeve fetare .  Nga ana tjeter, Kryetari Cungu duke  i uruar mireseardhje  vlerësoi lartë  punën e bërë të Fondacionit dhe  llogarit që  ndihmesa e tij nuk do të  mungojë në realizimin e projekteve për komunën e Ulqinit, me theks të vecantë në dhënijen e bursave dhe specializimeve për studentët tanë në Republikën Federale Gjermane.