Nika: A u shkarkua sekretari Astrit Ceka për punë hakmarrjeje nga rezilantat partiakë….?!!

July 29, 2016   | Opinione

Muhamet NikaSHKRUAN  MUHAMET NIKA

Me vendim të inspektorit të Ministrisë së Punëve të Brendshme ushtruesi i detyrës së sekretarit për kuadro – administratë dhe veprimtari shoqërore në Komunë të Ulqinit-  Astrit  Ceka është shkarkuar nga ky funksion, sepse siç thuhet  në  vendim – Ceka “nuk i plotëson kushtet për kryerjen e punëve në këtë vend të punës”…?!!

Nga kjo del , që ky sekretar i emëruar nga koalicioni i gjerë-FORCA , të jetë “ më i keqi…”, për sa i përket plotësimit të kushteve, pra si të thuash- dele e zezë , midis të  bardhave ….?!

Çka nuk është fare e vërtetë dhe për dallim prej shumë të tjerëve- të paktën ky , nuk është që kish përvojë punë- që nuk e kanë as të tjerët, dhe as që kish provimin shtetëror të dhënë , që se kanë as të tjerët…., por nuk ishte  i sjellë prej rruge …, në kuptimin  që kish një  diplomë të nostrifikuar – të cilën e njeh ministria përkatëse e Malit të Zi…”?!!! Të tjerët  NGA TË PUNËSUARIT, flitet se  nuk e kanë as këtë…?!!

Andaj , sikur procesi të ndalej vetëm me largim të tijin nga puna- nga funksionarët e sa paemëruar ,  personalisht mbase  do të mendoja se ka ardhur koha  për të kërkuar azil politik në një shtet të huaj- për shkak  të rezilantave  partiakë që të hakmerren me shtet si të pa shkollë..?!! DUKET E PA BESUESHME – POR  KËTA  E  KANË  ZËNË  PENG EDHE SHTETIN NË ULQIN PO TË NDODHTE…?!!

Faktet flasin , se në Ulqin, ky post është politizuar  tej mase  nga rezilantat partiakë që përmes politikës së vet dëshirojnë të kontrollojnë kuadrot- punësimin në komunë , në aspektin kush bënë dhe kush nuk bënë…?!

Evidentohet se nga ky post  më herët- fluturonin me rekomandë partiake edhe ato kuadro  të rrallë për të cilët –kish dhe ka nevojë komuna . Thjeshtë e pësonin për qëllim hakmarrjeje.

Rasti më drastik i shkarkimeve na ky post , shënohet të jetë ai i G. Hajdinagës-  që shkarkoi Gjergj Pepgjonin si sekretar dhe bile – me ata mend e tija e la edhe pa punë , sepse  siç shohim në akt , nuk kish punë për te –si ish sekretar edhe pse ishte i punësuar në komunë, POR NEJSE…?!!!

Rjesenje-opstina-ulcinj

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„