Erkan Petekkaya me pushime në Apartamentet shumë luksoze në Ulqin

August 2, 2016   | Lajmet / Vijesti

Erkan Petekkaya-Apartament-ENEIDA-Ulcinj-Ulqin-MontenegroMund të duket diçka e çuditshme, por bukuritë e vendit bregdetar Ulqin, e kanë tërhequr edhe aktorin turk.

Duke pasur parasysh se në Turqi, ka vende të mahnitshme për të pushuar, Erkan Petekkaya ka ndërruar vend dhe e ka zgjedhur Ulqinin, shkruan lajmi.net.

Ai është vendosur në apartmentet luksoze ‘Eneida’ që gjenden mbrapa Kalasë, ndërsa fotografia e cila po qarkullon në media tregon shumë. Nga buzëqeshja e tij, shihet se po kalon bukur, por këtë e ka deklaruar edhe vetë.

‘Këtu çdo gjë është perfekte. Ndjehem shkëlqyeshëm. Kisha nevojë për pushim, ndërsa në “Eneida” ju mund ta shijoni atë“, tha aktori i njohur turk.

Kujtojmë se ai për shqiptarët u bë i njohur si ‘Xhihani’ nga seriali ‘Fate të kryqëzuara’, serial ky i cili rrëmbei zemrat e shumë ndjekësve.

Telegrafi

Erkan Petekkaya-Apartament-ENEIDA-Ulcinj-Ulqin-Montenegro-1

Erkan Petekkaya-Apartament-ENEIDA-Ulcinj-Ulqin-Montenegro-2

Erkan Petekkaya-Apartament-ENEIDA-Ulcinj-Ulqin-Montenegro-3

Erkan Petekkaya-Apartament-ENEIDA-Ulcinj-Ulqin-Montenegro-4

Erkan Petekkaya-Apartament-ENEIDA-Ulcinj-Ulqin-Montenegro-5