Kështu duket nga brenda Kalaja e Ulqinit + Foto

August 2, 2016   | Shoqëria / Društvo

Kështu duket nga brenda Kalaja e Ulqinit-ndrcimi ne kala-1Ndërtuar shumë shekuj më parë, Kalaja është objekti me të cilin identifikohet qyteti i Ulqinit

Me rastin e reagimit mediatik të qytetarëve të Kalasë, ekipi i sektorit “Komunalitë tjera”, gjegjësisht ekipi për mirëmbajtjen e ndriçimit publik reagoi në eliminimin e prishjeve në këtë lokalitet atraktiv, raporton portali Ul.info.

Me gjithë përpjekjet disa ditore gjatë tërë këtij vit në përmirësimin e gjendjes në ndriçimin publik, në terren kemi hasur në numër të madh të parregullsive të cilat nuk janë të hijshme, veçanërisht jo në vendin që pretendon të jetë pjesë e UNESCO-s.

Edhe pse infrastruktura është e dobët në Kala, ekipi në terren gjeti shumë parregullsi si: thyerjen e poçave elektrik, xhamave të trupave ndriçues, heqjen (marrjen) e reflektorëve, ndërhyrjeve ilegale në ndriçim publik, betonimin e kutive shpërndarëse, ndërprerjen e kabllove dhe të tjera.
Për shkak të sulmeve mediatike ndaj ndërmarrjes tonë rreth mirëmbajtjes së keqe të ndriçimit publik, ishim të detyruar të reagojmë me fotografi të cilat punëtorët i fotografuan gjatë eliminimit të prishjeve.
Me këtë dëshirojmë të ruajmë punën dhe mundin e punëtorëve tonë të cilët punuan në mirëmbajtjen e ndriçimit publik.
Lusim të gjithë qytetarët për partneritet në të mirë të të gjithëve, përfundojnë nga NP “Veprimtaritë komunale”.

Kështu duket nga brenda Kalaja e Ulqinit-ndrcimi ne kala Kështu duket nga brenda Kalaja e Ulqinit-ndrcimi ne kala-2 Kështu duket nga brenda Kalaja e Ulqinit-ndrcimi ne kala-3 Kështu duket nga brenda Kalaja e Ulqinit-ndrcimi ne kala-4