KKSH: Në Shkoder fillon Seminari për mësim plotësues të gjuhës shqipe në diasporë

August 2, 2016   | Rajoni / Region

Në Shkoder fillon Seminari për mësim plotësues të gjuhës shqipe-1KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

 NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

    Nr. 150 / 2016

    Ulqin, 02.08.2016

 

Kumtesë për Opinion

 

 

Me 01 gusht 2016 në Shkodër hapi punimet seminari XII mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”.

Në hapjen solemne të seminarit ishte i ftuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mali e Zi, njëherit edhe deputet z. Genci Nimanbegu.

Në fillim të punimeve të seminarit të pranishmëve Ju drejtuan Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi dhe kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu.

Seminari do të zhvilloj punimet nga data 01 deri me 04. 08.2016. Në seminar marrin pjesë 130 mësimdhënës shqiptar që japin mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Në përfundim të pjesës solemne, përfaqësuesit e institucioneve dhanë deklarata të përbashkëta për shtyp në lidhje me aktivitetin.

Shërbimi për informim i KKSH-së

Në Shkoder fillon Seminari për mësim plotësues të gjuhës shqipe-2

Në Shkoder fillon Seminari për mësim plotësues të gjuhës shqipe-3

 

Në Shkoder fillon Seminari për mësim plotësues të gjuhës shqipe-