Nika: Tradhtia dhe vetëtradhëtia shqiptare – shqiptarë anulo votën….?!!

August 2, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

Këtyre ditëve , pash që deputetët “ me origjinë shqiptare “ të DPSit, na qenkëshin të kërcënuar… , sepse  nuk paskan votuar ligjin për ndarjen territoriale i cili  Tuzin e bënë komunë , me të drejta të plota. Kurse kjo lë të kuptohet se deputetët dhe politika nacionale  janë në rregull . Çka nuk është aspak e vërtetë. Bile politika nacionale gjithherë deri sot e fshehu para të huajve problemin e komunës së Malësisë , po dhe gjithë problemet tjera- bashkë  edhe me dallimin që duhet të ekzistojë në mes  këtyre “ me origjinëshqiptare..” dhe këtyre që na ranë nga qielli, …?!

Për këtë , po u bëjmë një rifresh  do  ngjarjeve të shkuara për të kuptuar  këtë rreth kërcënimeve,  ku disa i shpallëm  më të zinj  e disa –si  egjiptianët e lashtë zotin A MON- RA ?!

 

Shih marrëveshjen e Ulqinit- Albatrosit, e cila cilësohet nga të huajt dhe nga “ tanët” – školski primjer…“?!! Pra  sipas tjerëve-  Mali i Zi është në rregull me ne?!

Shqiptaret ne mal te zi-Gazeta-

Citojmë nga teksti: “…Me marrëveshje u përfshinë 6 pikat më të rëndësishme :Ndërtimi i maternitetit në Ulqin,( më herët nënat shqiptare , duhej të udhëtonin me makinë për  të lindur  në Tivar: Hapja e pikës së re kufitare në Sukubinë i cili do të ishte më afër Ulqinit; Hapjen e fakultetit për edukim të mësuesve shqiptarë( por nuk e bënë problem se ku…) dhe për këtë u mor më vonë pëlqimi nga UDSH- pa votim, i cili nuk ishte kusht…. ?!Dhe zgjidhja e statusit të komunës së Tuzit…” Ku UDSH dhe DPS-i , i Tuzit ishin dakord , që kjo të ishte komunë urbane  . ?!!

Shqiptaret ne mal te zi-Gazeta-1

 

Shih-  Gazeta Vjesti , për hapjen e Fakulltetit të Mësuesisë Konzullata Amerikane, ka ndihmuar themelimin e programit, për mësuesi në gjuhen shqipe me 80.000 dollarë

 

 

 Çfarë kërkuan politikanët shqiptarë-  të gjithë  deputetët, në darkën e organizuar afër Spuzhit , në prag të referendumit- 2006  nga amerikanët?!!

Në darkë, merret vesh, u pranua se deputetët  shqiptarë të socialistëve(DPS)- Si parti qytetare, i përfaqësojnë një lloj shqiptarët ,  mu si ata, në partitë nacionale dhe nuk u tha asnjë fjalë rreth kushteve që duhet të plotësojë Mali i Zi, për shqiptarët , pasi veç  ishin pyetur nga  amerikanët për rrjedhat e referendumit dhe kërkesat e tyre- pra edhe të komunës së Malësisë

Deputeti Gegaj ,këtë takim e cilëson si historik sepse, sipas tij, tashmë edhe ata ishin partnerë të barabartë me Amerikanët ,një lloj si Bardhi e Dinosha, ……?!!

Shqiptaret ne mal te zi-Gazeta-2

Vjesti: Edhe shqiptarët e DPS-it janë partner amerikanë

 

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„