Kryetari Cungu pershëndet pjesëmarrësit e takimit për seminar në Shkodër

August 4, 2016   | Ngjarjet - Events

Në Shkoder fillon Seminari për mësim plotësues të gjuhës shqipe-3Në Shkodër po mbahet Seminari mbarëkombëtarë për mësimdhënësit e Gjuhës shqipe në diasporë

Kryetari Cungu pershëndet pjesëmarrësit e takimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe  Sportit (MAS) të Shqipërisë,  organizoi  seminarin XII mbarëkombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë “Shkodra 2016”.

Në seminar marrin pjesë ligjërues shqiptarë, punonjës shkencorë, specialistë dhe ekspertë të arsimit, titullarë dhe zyrtarë shteti, si dhe një ligjërues i huaj nga qarqet përkatëse profesionale të ndonjërit prej shteteve ku zhvillohet mësimi shqip.

Pjesëmarrësit e seminarit  I përshëndetën  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi  kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu dhe Kryetari I KkSh Genci Nimanbegu. Seminari I cili ka tubuar mbi 130 mesimdhenes te gjuhes shqipe ne diaspore perfundon punimet  me kater gusht.

Në Shkoder fillon Seminari për mësim plotësues të gjuhës shqipe-2