Nika: Jam në pritje të arrestit…. ?!

August 4, 2016   | Opinione

Muhamet NikaShkruan  Muhamet Nika

Tash dy herë brenda disa ditëve, policia po vjen për të më shoqëruar te gjykatësi për kundërvajtje  i cili , siç po më thuhet , paska lëshuar një urdhër arresti, pasi nuk kam shlyer një dënim prej 300 eurosh + 50 e. dënim për shpenzimet  gjyqësore.

Dënimi u shqiptua , nga ai, për mos deponim te të dhënave , për pasurinë time , si nënkryetar komune (konfliktit të interesit)?!

Në fakt e kisha dorëzuar raportin , por me 2- 3 muaj vonesë- për shkak të harresës dhe ç’ është  e vërteta deri te kjo erdhi, pasi që tërë jetën ushtrova funksione  të shumta shtetërore dhe partiake, si : deputet, drejtor, kryetar parlamenti, nënkryetar komune , krye shef etj., dhe  nuk pashë të më ishte  shtuar pasuria-  duke përjashtuar atë që më la prindi në fletën poseduese   në pronësi të përbashkët me vëllezërit. Bile nuk kisha as automjet shtëpiak-  mbase ndër të rrallët…?!

Por dënimi u bë,  këtu tek ne – nuk vlen  përmbajtja – por vetëm forma. Ani se vjedh—por ama dorëzo raportin …?! Por edhe nëse shihet se nuk ke vjedh(përmbajtja në rregull)-  ti shkon në burg sepse nuk e  ke plotësuar formën?! Thjeshtë , një gotë uji(raporti..), mund të jetë e mbushur  edhe me urinë , dhe në se e   pi , je në rregull – deri sa  të është servuar në gotë –  në formën e duhur?!!!

Në fakt  unë edhe pse isha ankuar  kësaj radhe  …, nuk ma  vari kush?! Po duket ma gjeten  edhe mu”  nji gremç”- ha-ha-ha..?!! Mirë po dhe kjo,   pak ka rëndësi, ose aspak.

Pasi  që gjykatësi e  kish anuluar ankesën time  dhe kish vërtetuar  dënimin-  me arsyetimin se,  nëse unë nuk e paguaj dënimin- ai do të  më hiqet në mënyrë të dhunshme nga rroga ?!  Disi u pajtova me fatin që të ndodhë kështu-  për realizim të  vendimit  për marrje të mjeteve me dhunë …?!

E pasi  deri te kjo nuk erdhi, tashti më kërcënohen  me shndërrimin e tij në burg dhe vetë deklarova “  okej-  unë nuk jam dele…,por për këtë mendoj se gjykatësi duhet të nxjerrë një akt të dytë duke më paralajmëruar që gjykata – ka vendosur të më fus në burg- pasi  komuna , nuk po e realizon urdhëresën për bllokim të rrogës…?!

E jo të më nisni direkt- kështu,  për Spuzh ….”?!

Dhe që  kësaj nuk i trembem, pasi veç  më futën  një herë brenda- për politikë , pas ngjarjeve të 81-shit,  2 vjet brenda  ( i pari nga Ulqini, bashkë me Hajredin Kovaçin), duke e mbajtur dënimin  të plotë , e jo si disa…(ose tjerët) – bile unë mbajta 2 vjet  e  dy ditë….?!

Thjeshtë nuk iu ndinte , që po rrija edhe nja dy ditë …., ashtu kot- pa vendim gjykate

A  mos kemi këtu – dyshim për një hakmarrje politike nga gjykata – ne themi se po?! Dhe ja dëshmitë?!

Kemi të dhëna materiale se ky person deri te këto masa ekstreme arriti, pasi patëm sukses të dëshmojmë për mes hetuesisë dhe inspeksionit administrativë , se ky  me  dokumente të falsifikuara  , kish dashur të marrë mandatin e një këshilltari të Prosperiteti –  kryetar i kuvendit themelues të  së cilës  isha vetë –  për t’ia dhënë  një tjetrit,  që mbase  ish i preferuari tij – me rekomandë ..?!!

Pasi ishim të paditur  për këtë çështje –  që nuk po ia lëshonim mandatin dhe materialin për kuvend po vazhdonte ta merrte i pari, kur u ngrit çështja- Inspekcioni administrativ, hetoj që përveç se nuk dihej që kush e kish dorëzuar kërkesën e dorëheqjes së këshilltarit – e cila mohohej të ishte dhënë nga ai …, u  konstatua se mungonte  fare edhe procesverbali i komisionit zgjedhor komunal për mbledhjen e ngarkim shkarkimit?!!!  Ku patjetër  është  dashur të konstatohej arsyet e marrjes së mandati të   njërit  dhe dhënien e certifikatës këshilltarit tjetër- pa pëlqimin e të parit dhe dijen e subjektit  partiak….?!!!

Duke mos dashur të zgjatëm , edhe më në punën e këtij komisioni, cek se  në përbërjen e komisionit zgjedhor aktual – të zgjedhur nga Ndrekiq dhe Cungu , për seri rrinë disa nga ata  , të cilët falsifikuan rezultatin zgjedhor  duke i ndihmuar gjykatësit….?!!

Shih më poshtë -ankesa e ime e deponuar me shkrim…?!

 Është interesantë të cekët , se po atë ditë kur unë e dorëzova me vonesë raportin – bashkë me mua e dorëzoi edhe një funksionar tjetër i komunës që mund të konstatohet nga libri i evidencës së arkivit  për atë vit , por atë nuk e dënuan dhe as ia tërhoqën vërejtjen nga komisioni i konfliktit…?!!!

E mbase për gjithë këtë –këto, komisionit komunal zgjedhor…, do të nisim një proces të ri gjyqësor ….?!!

Dokument-Muhamet Nika
Dokument-Muhamet Nika-1

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„