Kujdes ku parkoheni “Merimanga” apo “Karrotreci” prej sot në aksion

August 9, 2016   | Shoqëria / Društvo

Marimanga-Karroteci ne UlqinGjatë sezonit verorë të muajit Gusht policia komunale do te jet e angazhuar në terren, ku për shkelje të rregullave në komunikacion dhe parkim në vend të ndaluar, në përgjithësi  targave të Malit të Zi, por nuk do jen të kursyer as ata me targa të huaja.

Pra sot me 9 gusht, “Karrotreci” apo “Merimanga”që  policia komunale do të nis aksionin për zhvendosjen  e makinave të vjetra që kanë okupuar hapësirat publike dhe trotuarët, deklaroi për televizionin Teuta, kryeshefi i policisë komunale , Saubih Mehmeti, raporton portali TV Teuta.

Ai thotë se qysh para një muaji policia  në çdo veturë ka ngjitur njoftimin që pronarët ti menjanojnë veturat e tyre, në mënyrë  që tu shmangen shpenzimeve të konsiderueshme , të cilat janë më së pakti 200 euro.

Përveç kësaj duhet të paguhet edhe qëndrimi në vendin e caktuar , ku pas 10 ditëve automjetet  i dorëzohen Drejtorisë për Pasuri të Malit të Zi, sqaron Mehmeti. Sipas të dhënave të cilat posedon policia komunale në  komunën e Ulqinit ndodhen rreth 50 vetura që kanë okupuar hapësirat publike, por pas njoftimin ky numër ka rënë në 30.

Çdo rregull në komunikacion duhet të rrespektohet, dhe është normale kurë thehen rregullat e ligjit mbi komunikacion se pasojnë dënimet, por kjo është e arsyeshme vetëm kurë një vend turistik siç është Ulqini të ju mundësojnë mysafirëve vendin ku të parkohen,aqë më shumë që edhe vendet që janë të parapara për parking nuk kanë ndonjë sinjalizim udhëzues, pra tabela që paralajmërojnë që në afërsi ka parking.