Kida, Mozzik dhe Baby G, tregojnë nostalgjin e tyre për Ulqinin – Video

August 10, 2016   | Lajmet / Vijesti

Kida, Mozzik dhe Baby G-kafe-me-LabinNë kuadër të emisionit “Summer Një Kafe me Labin” mysafirë ishin anëtarët e labelit “On Records”, Kida, Mozzik dhe Baby G

Artistët kanë treguar për jetët e tyre, karrierën e informata të ndryshme.

Në pyetjen se a kanë nostalgji për Ulqinin Kida shprehet: “Unë kam shumë. Ulqinin e kam kshtu pikë të dobët se prej kur jom kon e vogël gjithmonë jam ardh në Ulqin edhe asnjëherë se kam ndrru”, shprehet Kida.

Ndërkohë Mozzik tregoi se të gjitha gjërat e mira i përjetuar për herë të parë në Ulqin. “Shumë Nostalgji Labi spo di ku me ja nis. Tu fillu prej shkollës fillore, të mesme. Shumë shoqni shumë nostalgji shumë…, tona të mira qetu i kom përjetu për herë të parë ashtu”, tha Mozzik.

E këngëtarja Baby G, tha se i pëlqen Ulqini sepse është i nxeht dhe i bukur. “Për mu Ulqini “it’s like really beautiful” (është me të vërtetë i bukur), se unë kam jetu në Angli atje dhe krejt me shi edhe tani këtu në Ulqin shumë, edhe ktu a di shumë nxehtë edhe shumë “beautiful” (bukur)” po, shprehet Baby G.

TV21

YouTube Preview Image