In Memoriam: Shaban-Buqo Kollari

August 11, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Shaban-Buqo Kolari Ulqin - Restorant-Ponte-4Të mërkurën, me 10.08.2016 në moshen 58 vjeçare ndroi jetë ullishtari dhe gastronomi i njohur nga Ulqini, Shaban-Buqo Kollari.

Kuzhinieri dhe Ullishtari, Shaban-Buqo Kollari , dhe restorantet Ponte në Ulqin dhe në Bunë i të cilit jan shpallur ndër më të mirët në Ulqin por edhe në Mal të Zi dhe më gjerë prej ditës së djeshme mbetën pa Buqin. Rruga e Buqit në artin e kuzhinës dhe ullishtarit nuk ka qenë e lehtë.

Pas marrjes së lavdateve nga kolegët e tijë kuzhinjerë dhe ullishtarë, ai shum herë kur u takoshe me thonte se suksesi vjen pas një disipline te ashpër, kurse pasionin e gastronomisë e kam trashëguar nga kolegët e mijë. Sa u përket standardeve që ai mbante në restorantet e tija në Bunë dhe Ulqin ishin të në një nivel të lartë. Buqi shpesh herë u shprehte që asgjë nuk është definitive, çdo gjë duhet të përsëritet ditë pas dite, dhe që tradita ka gjithmonë peshën e saj.

Buqi ishte një ndër figurat më markante të gastronomisë & Ullishtarisë dhe turizmit tonë në Ulqin. Shaban-Buqo Kollari ka qenë dhe ka me mbetë në kujtesën e atyre të cilët kanë punuar me te dhe të cilit kan ngren nga duart e tija, si një sinonim, si një shembull se si duhet të jetë një gastronom & ullishtarë i turizmit të Ulqinit.

Varrimi do të bëhet tek varrezate e Mollabeqirëve në Meterizë nga ora 17:30.

Lajme nga Ulqini shpreh ngushllime familjes Kollari./ H.B

Shaban-Buqo Kolari Ulqin - Restorant-Ponte Shaban-Buqo Kolari Ulqin - Restorant-Ponte-1 Shaban-Buqo Kolari Ulqin - Restorant-Ponte-2 Shaban-Buqo Kolari Ulqin - Restorant-Ponte-3